Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Kostandin Xhuvani, profili i një krimineli. Luiza, jeta nuk është një film!
Publikuar me 04 Nen 2014

Kostandin Xhuvani, profili i një krimineli. Luiza, jeta nuk është një film!

Dikush duhet ti tregojë Luizës se jeta nuk është një film dhe se i biri është në anën e të këqinjve!

Eshtë perpjekur deri në fund duke mbajtur një pistoletë në dorë. Dikush thotë se fillimisht është fshehur pranë fakultetit filologjik. Dikush tjetër se deri në orët e para të mëngjesit është përpjekur ta kundërshtojë policinë duke mos iu bindur asaj. ka bërë gjithshka prej njeriu të mësuar me krimin dhe që nuk heq dorë prej tij. Konstandin Xhuvani, djali 25 -vjeçar i deputetes socialiste, Luiza Xhuvani dhe i regjizorit të njohur Gjergj Xhuvani, etiketohet nga policia si një prej autorëve protagonistë të vrasjes të mëngjesit të së hënës. Por kjo nuk është hera e parë që Konstadin Xhuvani gjendet në dosjet e policisë. Në vitin 2011 ai kreu nje vrasje, ku viktime mbeti nje i ri.
Në datën 12 shkurt 2011, rreth orës 07:30 të mëngjesit, në rrugën “Ali Visha”, në shtëpinë e Albi Zelës, Kostandin Xhuvani qëlloi me pistoletë për një sherr banal mbi Alfred Musabelliun dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Viktima, Alfred Musabelli së bashku me dy shokët e tij, A.G. dhe P.P. ka shkuar në banesën e Albi Zelës për t’u sqaruar lidhur me një konflikt që kishin pasur më parë me njëri-tjetrin. Pasi ka hyrë në banesë, Musabelliu është takuar me të dhe me Konstandin Xhuvanin, ndërsa dy shokët e tij kanë qëndruar jashtë banesës. Pasi janë takuar, viktima dhe Albi Zela kanë filluar të konfliktohen me njëri-tjetrin. Aty ka ndërhyrë edhe Konstandin Xhuvani, i cili menjëherë ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar Alfred Musabelliun në kokë, nga pjesa e përparme, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Pasi kanë dëgjuar të shtënat A.G. dhe P.P. janë larguar me vrap të frikësuar. Në këtë moment Konstandin Xhuvani dhe Albi Zela kanë dalë jashtë nga shtëpia dhe i kanë ndjekur nga pas, ku Konstandini ka qëlluar me pistoletë, ndërsa Albi me gurë. Nga hetimi i prokurorëve dhe policisë në atë kohë u zblulua se pas vrasjes, 22-vjeçari Kostandin Xhuvani u largua nga vendi i ngjarjes me makinë. Kostandin Xhuvani u arratis për tu dorëzuar 3 muaj më pas negociatash intensive mes të afërmve të tij dhe policisë së Tiranës. Por cudia do të ndodhte më pas. Gjykata e Tiranës do ta dënonte vetëm me dy vite burg Kostandinin, i cili kishte kryer vrasje. Në vendimin e Gjykatës, i cili mban datën 14 nëntor 2011, ka edhe një cudi tjetër: dënohet me 14 muaj dhe Albi Zela, mbi të cilin rëndonte vetëm akuza e “moskallëzimit të krimit.

Para arrestimit, ai qëndroi i fshehur për 3 muaj me radhë dhe u dorëzua nga familja në polici veetëm pas negociatave të vazhdueshme të policisë me familjen.

Dënimi i tij me vetëm 2 vjet u konsiderua si skandaloz. Akuza për të qe: “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, të parashikuar nga neni 83 i K.Penal. Edhe prokurori i cështjes Shpëtim Kurti, kishte kërkuar një dënim të butë. Pak ditë pas vendimit të gjykatës, më 23 nëntor të vitit 2011, Ministri i Drejtësisë së kohës, Eduard Halimi, udhëroi një inspektim të dosjes së Kostandin Xhuvanit në prokurori dhe gjykatë. Menjëherë ish kryeprokurorja Ina Rama ngriti zërin se po ndërhyhej në punët e prokurorisë. Edhe politikanët e lartë të PS-së e përdorën disa kohë për politikë, por pastaj e harruan cështjen. Rezultatet e inspektimit nuk u publikuan asnjëherë.

Por historitë që e lidhin emrin e 25 -vjeçarit me ngjarje të rënda kriminale nuk përfundojnë këtu. Pas kryerjes së dënimit, Konstandin Xhuvani lirohet dhe sipas disa dëshmitarëve ai u vendos në Lazarat. Emri i tij është përfolur shumë nga kundërshtarët politikë të së ëmës. Madje një pjesë e tyre e kanë quajtur skandal dënimin e tij me vetëm dy vite burg dhe e kanë llogaritur atë si një nga rastet tipike të pandëshkueshmërisë në këtë vend.

Po nga të njëjtët politikanë emri i tij u përdor edhe gjatë aksioneve të policisë në Lazarat. Ishte vetë policia e shtetit ajo që emrin e tij e publikoi në listën e personave të shpallur në kërkim, pasi dyshohej se po qëllonin me armë ndaj policisë. Mjaft nga ata që e panë emrin në atë listë u arrestuan, por jo Kostandin Xhuvani.

Opozita e përmendi këtë fakt edhe në parlament. Por me një lëvizje spektakolare të dy ditëve më pas deputetja Luiza Xhuvani e solli atë në Tiranë përpara kamerave të vendosura në hyrje të Parlamentit (foto lart) për të trguar se ato që thoshin kundërshtarët e saj qenë të pavërteta.

Tani kur Kostandin Xhuvani akuzohet për një vrasje tjetër të rëndë, pa tjetër duhet të rishikohet dhe procesi i tij i mëparshëm, që e la atë të lirë për një vrasje.


2589
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI