Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Kosovë, islami radikal: Nga fëmijë i pafajshëm në një kamikaz
Publikuar me 09 Tet 2014

Kosovë, islami radikal: Nga fëmijë i pafajshëm në një kamikaz

BBC i ka kushtuar nje artikull te tere nje familje ne Kosove ku nje i ri ka perqafuar islamin radikal per tu kthyer ne nje 'vrases martir'.

Quhet Blerim Heta dhe ndersa e motra, Arieta, shfleton albumin e fotove kur ai ishte femije si gjithe te tjeret, qan.
"Vellai im kishte nje jete te mrekullueshme. Parate nuk i mungonin. Nuk kishte Benz, por nje Opel dhe ishim nje familje e lumtur. Une nuk arrije ta kuptoj perse mund ta kete bere kete".

Blerimi kishte 24 vjec, kur me 7 gusht te 2013-s ai la kosoven dhe familjen pa u thene asnje fjale. Dy dite me vone, Arieta merr lajmin se ai eshte ne Turqi, por kjo gje nuk e shqetesoi pasi ai shpesh kishte ndjekur imamet neper xhami dhe ai kishte thene se do te behej nje musluman i devotshem. E motra kishte tentuar ta merrte ne telefon, por me kot, sepse nje dite me vone ai i shkruan nje mesazhe "Mberrita ne Siri".

Arieta arriti te fliste ne Skype me të duke i thene se ishte ne Siri, por ai mohonte. Ndersa e ema nje dite kishte gjetur nje kartoline ku Blerimi kishte shkruajtur si nje lamtumire dhe se nuk do te kthehej më kurrë.

Ashtu si pjesa me e madhe e shqiptareve ne Kosove, as ajo e Blerimit nuk ishte nje familje e devotshme muslumane, por ai shume shpejt do te fillonte te ndiqte imamet dhe predikimet e tyre ne Kosove dhe Maqedoni.

"Ka nje djale qe e shoh shpesh dhe eshte pikerisht ai qe ka ndikuar ne jeten e tim vellai, ai i cili e ka cuar drejt Sirise duke i mbushur mendjen se Xhihadi eshte i mire" - thote ajo.

Tre muajt e fundit, Blerimi filloi te mos rruhej duke rritur mjekrren dhe te mbante pantollona te shkurta (si ata ne lindjen e mesme) dhe te shikonte shume video ne youtube qe kishin si permbajtje predikime te imameve radikal.

Jane shume histori si ajo e Erjon Abazit 10 vjec qe i eshte bashkuar rebeleve me te atin Arbenin.

Mendohet te jene rreth 200 shqiptare nga kosova qe i jane bashkuar rebeleve apo kane shkuar ne konfliktet mes Sirise, Irakut dhe Afganistanit.

Nderkohe qe ne kosove jane arrestuar rreth 70 persona qe kane ndikuar ne propagandizmin e islamit radikal dhe kane shtyre besimtaret qe bashkohen kesaj rryme.

Me date 24 mars 2014, Blerimi merr ne skype familjen per ti thene se sot ose neser do te bashkohet me allahun sipas ideologjise se tij. Arieta i lutet qe te kthehet ne shtepi por ai i thote se ju nuk e kuptoni se vetem islami eshte rruga e drejte.

Ashtu sic e kishte thene, Blerimi vdes ne nje shperthim vetevrases ne Irak duke vrare 25 persona te tjere rreth tij. Kur Blerimi ishte ne Kosove ai thoshte se atentatoret vetevrases nuk jane muslumane. Por kur e pyeta ate ne Skypse se "A eshte e drejte te vrasesh njerez te pafajshem?" Ai u pergjigj - "Nese nuk jane muslumane, Po".


1502
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI