Revista
|
|
Raffaele Coniglio
E shtune 20 shtator 2008
LUFTA E PAFUND E IACON-es E AVOKATI I DJALLIT
Dje ne mbremje u transmetua ne rrjetin televiziv Rai 3 nje reportazh mbi Kosoven me titullin: "Lufta e pafund". Sipas kendveshtrimit tim personal, nje dokumentar i nivelit te ulet per telespektatoret persa i perket faktit ne paraqitjen jo te plote te situates, sepse tendencioz e i parespekt ne drejtim te te gjithe atyre qe nuk munden ti shpetonin dhunes etnike te kryer per shume vjet kunder kosovareve te etnise shqiptare.
Nje padrejtesi ne drejtim te telespektatoreve e te historise.
Por e ndiej paraprakisht ne rradhe te pare detyre nga ana ime te theksoj qe, ky blog ne te cilin une shkruaj kerkon te flase mbi Kosoven e gjithçka tjeter qe ben pjese ne te. Jane deshmi te shkruajtura gjate kohes. Kam folur per endacaket, per serbet, kam kritikuar sjelljet e papjekura nga ana e kosovareve shqiptare, ashtu si nga ana tjeter dhe masat e marra nga politika serbe qe i quaj te gabuara, kam folur per integrimin e per kriminela shqiptare. Nuk dua te shtoj asgje ne kete drejtim.
Nuk kam nevoj te justifikohem sidoqofte.
Por ne kete moment e ndiej per detyre te hedh drite mbi nje aspekt kyç ne ngjarjet
serbo-shqiptare qe dokumentari i gazetarit Riccardo Iacona e ka lene ne fshehtesi.
Dokumentari mund te ishte nje vitrine teper e sakte per te treguar kapitullin e fundit te konflikteve ne Ballkan me veshtrim serioz, profesional e neutral, duke informuar telespektatoret mbi bemat e shumtuara te kryera nga serbet, nga shqiptaret e nga ata kriminele qe ne konflikte, ne te gjitha konfliktet nxjerrin perfitime. Por eshte paraqitur me teper cektesi, njohje te dobet te teritorit e me mungese te etikes profesionale nje pjese e historise, domethene, shqiptari barbar i paraqitur si "kriminel, terrorist, i dhunshem, i korruptuar e pak fshatarak" qe vret ne
menyre te paskrupullt per te vetmin motiv te urrejtjes etnike serbin " e mire,
familjarin e ndershem, punetorin, studentin e njeriun e vlerave te shendosha". Kjo situate m'u paraqit perpara syve. Nuk kam asgje kunder pjeses se dyte te dokumentarit, mbi kriminalitetin ne organet drejtuese te kosoves, mbi Ramushin e te tjere, mbi UCK-ne e kriminelet qe bejne pjese ne te, mbi vdekjet misterioze te gazetareve e deshmitareve. Eshte vene ne drite nje aspekt interesant qe duhet te na bej te gjitheve te mendojme mbi te ardhmen e Kosoves, te mendojme mbi faktin e hapjes se disa shkollave jemenite te zhvilluara ne vitet e fundit e mbi trafikun e droges, te armeve, e te kriminalitetit te organizuar deri ne rradhet e politikes.
Por, tjeter gje eshte pjesa e pare.
Ja ketu me poshte paraqitja qe qarkullon ne te gjitha sitet e informazionit:
" Riccardo Iacona riparaqet imtesisht spastrimin etnik te tmerrshem ku jane viktima kosovaret e etnise serbe. Qe nga 1999-a kur NATO-ja fitoi luften kunder Serbise e se bashku me SHBA-ne mori kontrollin ne Kosove, 250,000 serbe jane debuar nga Kosova vetem per motiv te urrejtjes etnike, vetem per faktin qe jane serbe. Banimet e tyre jane djegur, tokat e tyre jane rrenuar, kishat e tyre jane shkaterruar, dhe ato più antiket e te çmuarat, ato te 1300-es, varrezat e tyre
jane perdhosur nga goditjet me vare e kazem, blloqeve te tera banimi u eshte vene zjarri per te penguar serbet qe jetonin aty nga qindra vjet te ktheheshin. Dhe pse ne prezencen e NATO-s grupe te armatosura kosovare te etnise shqiptare kane realizuar nje nga me sistematiket e te hekurtit spastrim etnik qe Europa ka kaluar pas luftes se dyte boterore, duke shkaterruar keshtu idene e nje vendi multietnik, ide qe ishte pikerisht ne zanafillen e fushates ushtarake te NATO-s kunder Serbise. Por ka dhe me tej: ne keto nente vjet Kosova eshte bere porta kryesore e hyrjes se droges ne vendin tone e ne te gjithe Europen; e megjithese ne pranine e NATO-s e te
SHBA-se Kosova eshte transformuar ne nje Kolumbi te vogel, nje Narkoshtet ne zemer te Europes.Shifrat jane befasuese: 80 per qind e te gjithe droges qe prodhohet ne Afganistan per te hyre ne Europe kalon nepermjet luginave e maleve te Kosoves "se lire". Pasurite e medha te akumuluara nga trafiku i droges kane bere te fuqishem jashte e brenda atdheut klanet mafioze kosovare shqiptare, te afte te depertojne ne thellesi te partive qe sot drejtojne ne Kosove, duke i vene keshtu nje pikepyetje te madhe demokracise se ketij shteti te ri lindur me 17 shkurt te ketij viti me nje akt te njeanshem. Por rruget e hapura te droges e te armeve qe NATO-ja
nuk mundi te mbyllte ne keto nente vjet te protektoratit, jane dhe ato ne te cilat kalon terrorizmi internacional i rrenjes izlamike."
E shoh te tmerrshem (kete artikull).
Iacona ne pjesen e pare eshte nisur per te na treguar mizorite e confliktit kosovar duke perjashtuar apriori nje pjese te konsiderueshme te fakteve. Per serbet ngjarjet fillojne ne mars te 99-s (me 26 nisin bombardimet e NATO-s), ndersa per shqiptaret fillojne pak vite me pare. Eshte per te ardhur keq kur konstatohet qe dhe per shume gazetare “te vlefshem” italiane _ Iacona per fat te keq nuk eshte i vetmi _ problemet per Kosoven fillojne pas bombardimeve….. Pothuajse sikur nuk ben pjese ne etiken e tyre profesionale te tregojne (e t’i kujtojne shumices) tmerret e viteve 90 te kryera ne Kosove. Sepse historia e tashme fillon pikerisht ne ato vite. Nuk mund te behet pershkrimi i nje ngiarjeje duke u nisur te tregohet nga gjysma e ndodhive e duke menjanuar tej keshtu gjithe pjesen e pare, i dashur doktor Iacona!!!
Kete keni bere, duke bere keshtu nje padrejtesi per te gjithe ne telespektatoret, pertej dhe faktit kunder historise. Pershkrimi i egersise se krimeve serbe ( mbi kete trajtohej), i kryer mbi popullsine e etnise shqiptare ne vitet e kaluara, duhej te ishte treguar me te njejten imtesi me te cilen eshte pershkruar dhuna shqiptare ne demtim te serbeve (realizimi i djeshem).
Por ja qe as me te voglen shenje, as edhe nje. Perse kjo heshtje? Ne telespektatoret qe paguajme sherbimet publike kemi derguar me parate tona nje profesionist per te kryer nje udhetim per pothuajse nje vit nga Kosova ne Maqedoni, nga Turqia ne Afganistan, per te na treguar pastaj “fregnacce” ( mashtrime) siç thone me ironi ne Rome.
Nje fushate perhapjeje ne shtyp, e llastuar qe ne menyren e publikimit plot fryrje e
pompa gjate kohes se realizimit te dokumentarit. Iacona ka treguar teper antipati per kosovaret shqiptare e teper humana pietas ( ndienja humane) per te shkretat
serbe te mbetura te ve. Vura re, e me eshte dhe vertetuar nga miq te
ndryshem qe kane ndjekur dokumentarin qe, zeri qe perkthente nga serbisht ne italisht ishte plot ton prekes, e merrte pothuajse nje aspekt arrogant kur sillte
deshmite nga ana shqiptare. Ne makuilazhin ( sajim i rreme) e arritur per mbrekulli, Iacona ka menduar te sjelle dhe shifra te pasakta e fallse.
Eshte e drejte t’u kujtoj atyre te pakteve qe do te lexojne kete shkrim, dhe pse demi tashme eshte bere, qe Gracanica nuk eshte nje burg nen qiell te hapur ku jeton
ekstremiteti i varferise serbe, ku serbet jetojne nen kercenimin e perditshem,
ku gjenden vetem 4 dyqane serbe te ngritur ne çast, e qe pensionet nga Beogradi
(vetem per qytetaret serbe) nuk jane ne skamje, qe ne Prishtine nuk banojne
40 serbe, e ne Obliq vetem 2 te moshuar, e qe qenka turp qe nje kishe u
bekerka nje objektiv ushtarak per t’u mbrojtur!........ Pyesni serbet se çfare fundi u
kane bere xhamive, asaj qe ndodhej ne Mitrovice ne brinje te ures mbi Ibar nga
ana e veriut????, bejua te qarte telespektatoreve….. Uroj se shpejti nje tjeter dokumentar pasardhes i ketij te fundit, qe te mund te pershkruaj saktesisht gjithçka ç’ka ndodhur me pare.
E per te perfunduar, nuk e mbajta fjalen ne parathenin e mesiperme e u gjenda te bej avokatin e djallit.
Te gjitha fotografite jane te Halil Barani-t te realizuara ne pergjegjesine e Drejtorit
te Qendres se Te Drejtave Njerezore e Lirise _ Zyra e Mitrovices.
Barani me ndergjegje e perpikmeri ka arritur te realizoj e dokumentoj aktet e
dhunes te kryera gjate viteve nentedhjete ne Kosove.
Raffaele Coniglio
Mosha 32
Seksi mashkull
Vendndodhja Mitrovice
Informacione personale
Kooperator
I dipllomuar ne Shkenca Politike ne Bolonje
I specializuar ne Kooperim internacional dhe Ekonomik te Zhvillimit
me Master ne Universitetin Ekonomik Tor Vergata Rome
Punoj ne Kosove qe ne 2005-n ne fillim me Ministrine e Puneve
te Jashtme _ Kooperimi Italian e me pas me ONG-ne
Aktualisht jam Project Manager ne sherbim te provinces se Goricias ne Mitrovice
ku jam duke punuar per nje studim ne sektorin agro-zooteknik
Mes pasioneve e hobbies kam muziken, udhetimet (dhe pse para se gjithash
te veshtire), fotografite, librat e ne fund te shkruarit.
Perkthimi ne shqip nga une
http://raffaeleconiglio.blogspot.com/2008/...-lavvocato.html
Nga : durim
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje