Revista
|
|
Ne fillimin e viteve 90' fshati Tale ne Lezhe, ashtu si pjese te tjera te shqiperise u perfshi nga levizja demografike e popullsise duke zbritur nga zonat e thella malore familje nga pjesa e Pukes, Kukesit e Mirdites. Familjet e ardhura u instaluan ne pjesen afer bregdetit ku tokat nuk ishin te zena nga pronare te ligjit 7501. Nga keto familje ishte dhe familja Biba e formuar nga 9 vellezer e cila zaptoi me force ish ndertesen e postes kufitare qe ndodhej ne ate zone.
Tradicionalisht, banoret e fshatit Tale kane qene njerez te qete dhe se kane ditur te respektojne qofte dhe familjet e ardhura nga zonat malore.
Mirepo viti i erret 1997 nxorri ne pah se kush ishte familja Biba ne te vertete. Qellimi i tyre nuk ishte bashkejetesa me banoret e tjere por nenshtrimi i tyre qofte edhe duke vrare. Ne vitet 1997-1998 ata marrin pjese ne nje ser krimesh si prostitucion dhe gjobevenie ndaj bizneseve ne zonen e lezhes e me gjere.
Ne vitin 1999 kjo familje grabiti me force nje vajze nga ky fshat e quajtur Lida Smajli, ku po forcerisht e detyrojne te martohet me nje nga vellezrit Biba. Ajo arrin te arratiset dy jave mepas nga shtepia e tyre. Nderkohe, 3 muaj mepas vellai i vajzes mberrin nga italia per te kuptuar sepse motra e tij ishte rrembyer dhe kush ishin ata. Ne vitin 2000, vellezerit Biba nga frika se i vellai mund te marre hak e vrasin ne menyre makabre ate dhe plagosin rende te atin. Shteti nuk arreston askend.
Po ne vitin 2000 pas nje konflikti per ceshtje pronash vellezerit Biba vrasin keshilltarin e Komunes Shenkoll Prek Bici, banor nga fshati Tale gjithashtu.
Ne 2001 njerit nga vellezerve Biba, Bardhok Biba, i vihet tritol ne shtepine e tij nga ku humb jeten nje nga femijet e tij. Pe kete ata akuzojne familjen Ujka (Curri) e cila kishte lidhje miqesie me familjen Smajli te cileve u ishte rrembyer vajza dhe vrare i vellai, krim i kryer nga vellezerit Biba pa asnje arsye. Ketu fillon konflikti midis dy familjeve.
Ne vitin 2003, vellezerit Biba vrasin Nikolin Ujken dhe bashkeshorten e tij Vitore Ujka, nje sinjal ky per nenshtruar me terror banoret e zones dhe ne vecanti familjen Ujka (Curri).
Ne shtator te vitit 2003 vritet Zef Biba dhe nje nga vajzat qe mbaheshin per qellimi prostitucioni E. M. qe ne ate moment ndodhej ne makine. Per kete akuzohen Ludovik Ujka dhe nipi i tij. Ne vitin 2006 Ludovik Ujka arrestohet nen akuzen e vrasjes dhe plagosjes me dashje. Ne vitin 2009 ai lirohet nga burgu per mungese provash.
Mirepo vellezerit Biba nuk ndalen. Me 12 korrik 2013 vrasin Ludovik Ujken.
Gjate viteve 2000 shume deshmitare thone se vellezerit Biba leviznin te lire e shpesh here me makina te policise se lezhes apo mirdites cfare ben te kuptoje se se lidhja e tyre me strukturat shteterore ishte e qarte. Gjate viteve 1999 - 2004 ne zonen e fshatit Tale lakohej shume emri i Pjerin Ndreu-t i cili ka qene Inspektor krimesh, Shef Krimesh, Shef Komisariati, Drejtor Policie në Lezhë, Shkodër, Mirditë, Berat, Gjirokastër, Tiranë, Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ne kohen kur e Majta ishte ne pushte dhe ku si per cudi ka lidhje gjaku me vellezerit Biba.
Krimi i ndodhur dje (13 korrik 2013), kur e majta po pergatitet te vije ne pushtet duket nje koincidence paksa e dyshimte.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje