Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Kombëtarja, Agon Mehmeti “tradhtari” i radhës?
Publikuar me 05 Jan 2012

Kombëtarja, Agon Mehmeti “tradhtari” i radhës?

Sulmuesi kosovar, i lundur në Prishtinë, Agon Mehmeti, i cili më parë aktivizohej në radhët e skuadrës së Malmoes në Suedi, ka firmosur gjatë merkatos së janarit në radhët e Palermos, në Serinë A, Itali. Gjatë prezantimi të tij, veç të tjerave, sulmuesi shtatlartë ka folur edhe për zgjedhjen në skuadrën kombëtare.
Kosovari, pas aktivizimit me Shpresat suedeze, tani duhet të zgjedhë kombëtaren e madhe, midis Shqipërisë dhe Suedisë, por duket se Mehmeti është “tradhtari” i radhës: “Shpresoj të luaj për Suedinë, ose për Shqipërinë, por nëse do të zgjidhja, do të vija gishtin tek Suedia, sepse më ka dhënë shumë si shtet.” Nuk është hera e parë që një futbollist me origjinë shqiptare shpreh prefencën e parë për të zgjedhur një kombëtare tjetër, veç asaj të “gjakut”, pra shqiptare.


1141
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI