Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Komandot grekë, këngë rraciste ndaj shqiptarëve dhe turqve: Do u pimë gjakun !
Publikuar me 07 Gus 2014

Komandot grekë, këngë rraciste ndaj shqiptarëve dhe turqve: Do u pimë gjakun !

Urrejtja e ushtarëve grekë ndaj shqiptarëve dhe turq është shfaqur sërish.

Në Youtube prej disa ditësh është duke qarkulluar një video, ku një repart ushtarak grek këndon me thirrje urrejtje ndaj shqiptarëve dhe turqve.

“Gjeneral, maleve pa bukë e pa ujë, ne do pimë vetëm gjak turku , gjak maqedonasi , arabi dhe shqiptari”, këndojnë ata.

Video është publikuar fillimisht nga mediat greke, sipas të cilave, tashmë duket qartë që në Forcat Ushtarake greke janë krijuar vatra neonaziste që nxisin urrejtjen ndaj fqinjëve, veçanërisht urrejtjen fetare.

Në vargjet e këngës “patriotike” të ushtarakëve thuhet edhe se “Shën Sofia në Stamboll do të bëhet greke,” “Qiproja dhe Maqedonia janë Greqi.

Reparti që e këndon këtë këngë urrejtje është i forcave komando greke LOK. Video ka pak kohë që është hedhur në rrjetin Youtube, por mbetet të vërtetohet sesa e vjetër është realisht, pasi hidhen dyshime që mund të jetë filmuar dhe vite më parë.


1135
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI