Revista
|
|
Shkencëtarët në Japoni kanë klonuar një mi nga një pikë e vetme gjaku. Qelizat qarkulluese të gjakut të mbledhura nga bishti i një miu donator u përdorën për të prodhuar klonin.
Lajmi është bërë i ditur në gazetën “Biology of Reproduction”, në të cilën thuhet se miu femër jetoi një jetëgjatësi normale dhe mund të sillte në jetë minj të tjerë.
Shkencëtarët nga një institut i ngjashëm krijuan së fundmi rreth 600 kopje gjenetike ekzakte të një miu, por në asnjë rast nuk kishin përdorur qelizat në fjalë.
Minjtë u klonuan nga burime të ndryshme qelizash, përfshirë ato të bardha të gjakut që ndodhen në nyjet e limfës, në palcën e kockës dhe në mëlçi.
Ndërsa grupi i studiuesve japonezë hetoi nëse qelizat qarkulluese mund të përdoreshin gjithashtu për të bërë klonimin.
Synimi i tyre ishte të gjenin një burim donacioni qelizash të tilla për të klonuar në rrugë shkencore një zinxhir gjenetik miu laboratori.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje