Revista
|
|
Shqiptaret ne trojet etnike po jetojne dite te veshtira per shkak te urrejtjes qe ushqehet nga grupet nacionaliste sllave. Te gjithe e dime se pak kohe mepare ne Maqedoni ndodhi nje masaker te cilen shume prej nesh e uruam te mos ishte kryer nga shqiptaret. Mediat shqiptare u munduan ta paraqesin si nje tentative te "dikujt" per te nxitur tensione nder-etnike qe nuk kishte si autor shqiptaret. Per fatin tone gjate ketyre dy dekadave te fundit kemi pasur ne anen tone historine dhe ata qe e kondicionojne ate, sic jane BE-ja dhe SHBA-te.
Protesta e djeshme ne shkup ishte shume e drejte etnikisht dhe politikisht por me nje figure shume te shemtuar qe shume prej nuk e kane kaperdire dot. Ata flamuj arabe e pankarta "alla hamas" nuk ishte asgje tjeter vecse turpi i protestes. Dua t'ju them atyre djemve arabe qe mbajne ne duar te tilla parulla se kur fyhen shqiptaret nuk ndihen te fyer vetem ata qe jane muslumane por edhe shqiparet e krishtere, shqiptaret ortodoks e mbi te gjithe shqiptaret qe besojne ne Zot por jo religjone.
Mbajtja e atyre flamujve, ku me shume kishte flamuj arabe se kuqezi, do t'ju kushtoje shtrenjt sepse askush nuk do t'ju mbeshtese, biles as vete shqiptaret pa permendur komunitetin nderkombetare. Nese mendoni te krijoni nje Palestine ne mes te evropes rrezikoni te mbeteni si vete Palestina. Personalisht mendoj se feja eshte dicka personale dhe nuk duhet perdorur si "targe" per te luftuar per idealet e perbashketa te shqiptareve. Ndryshe do te rrezikoni te krijoni carje edhe mes vete shqiptareve.
Perendimi shpesh here etiketohet si "krishterimi" por nuk duhet te harrojme se po i jep nje dore shqiperise te krijoje nje shtet solid, kosoves i dha pavaresine dhe jemi ne anen e tyre. Fatmiresisht, sllavet nuk jane te preferuarit e perendimit per shkak te rusise dhe kete karte duhet ta luajme mire e mos te bejme te tilla gabime trashanike.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje