Revista
|
|
Virgjil Muci
Ka disa libra qe nuk bien fort ne sy, nuk terheqin vemendjen e lexuesit te gjere dhe as te medias (gazetaret ashtu si laraskat kane ngasjen te rendin pas sendeve qe u lebyrin syte me shkelqimin kallp). Shkurt ngjan sikur keta libra jane paracaktuar te kene fatin e trishte, me ose te padrejte, te milionave titujve qe kalojne ne heshtje, pa lene gjurme, ashtu si bashkat e reve ne qiellin e korrikut. Po e verteta eshte qe disa prej ketyre librave - dhe ai qe kemi ne duar kesohere "Kanuni i Dibres" i Xhafer Martinit eshte njeri syresh - permbledhin ne vetvete dije e mencuri shumeshekullore, vlera te rralla qe kane mbijetuar ne rrjedhen e shekujve si pjese e kultures dhe e artit oral popullor dhe ngandonjehere, fatmiresisht, kujtohet dikush t'i mbledhe, t'i sistemoje e kodifikoje ne suazen e nje libri qe shkon e merr peshen e nje Dhjate. "Kanuni i Dibres" i ngerthyer dhe i keqyrur brenda nje suaze te gjere ngjan thjesht si nje kapitull me vete i Kushtetutes se nje populli e te nje vendi, nderkohe qe krenat e tjere te tij jane "Kanuni i Leke Dukagjinit", "Kanuni i Laberise", "Kanuni i Pukes" dhe plot kode te tjere te pambledhur e te pasistemuar ende. Ne thelb te gjithe kodet e siperpermendur jane pjese e atij korpusi te lashte ligjor qe na vjen nen emra te ndryshem ligjvenesish, sipas epokave dhe vendeve ku kane zene fill - Hamurabi, Likurgu, Soloni - qysh nga mugetirat e qyteterimit njerezor. Kodet tona, per nga pesha dhe rendesia, jane pjese integrale e kesaj dijeje boterore (hulumtime me karakter krahasues te kryer nga studiues te huaj kane pahtesuar elemente te perbashket), cka perben nje deshmi elokuente te nje etnokulture dhe qyteterimi te kahershem, nje gjurme qe historianet dhe antropologet lypset t'i bijen pas e ta zhbirilojne.
"Kanuni" i Xh. Martinit mund te lexohet dyhereshi; thene me fjale te tjera, ne dy regjistra te ndryshem nga njeri-tjetri duke qene se edhe vete autori e ka konceptuar librin te tille, dypjesesh: nga njera ane korpusi ligjor i dokeve kanunore, pra, pjesa shkencore, juridike e librit dhe, nga ana tjeter, kallzimet ilustruese te praktikave kanunore, ngjarje e ndodhi qe jane te lidhura ngushtesisht me pjesen e pare, si akte precedentesh ligjore (ne kete pike drejtesia popullore i qaset fort prane praktikes juridike anglosaksone), por edhe si rrefenja popullore qe leciten me endje te madhe, a thua se kane dale nga pena e ndonje shkrimtari te madh te Rilindjes europiane. Mund te themi, pa ndroje, se brenda nje opusi bashkejetojne, paradoksalisht, dy libra, sa te ngjashem aq edhe te ndryshem nga shoqi-shoqi. Subjektet e dhjetera kallzimeve qe autori ka mbledhur ne kete liber jane ngjarje te njemendta dhe qe me fort se nje karakter dekorativ jane ne funksion te praktikes juridike e sherbejne per te ilustruar nene te vecanta te trungut gjigant e tejet te hollesishem ligjor qe rrok cdo aspekt te jetes njerezore, si ne rrafshin vetjak, familjar ashtu edhe te bashkejeteses ne kolektiv. Shpesh per nga tragjiciteti ngjarje te vecanta marrin nje shembelltyre homerike e shekspiriane. Le te kujtojme ketu gruan fatzeze te kallzuar padrejtesisht nga i shoqi per shkelje kurore (jo me kot thuhej per gruan e sapomartuar se "i ka hudh rreth te hekurt krese") dhe qe kuvendi i burrave te fshatit, disa prej tyre te cytur me fort nga epshi i pashfryre, cmira e ligesia sesa nga drejtesia, e denuan te digjej per se gjalli ne turre te druve. Ne qofte se do te merrnim persiper te ndertonim nje grafik te kauzave te sjella ne kete liber do te vinim re se me se shumti behet fjale per vrasje, gjakmarrje e hakmarrje, por edhe per motive te tjera si rrembime bagetie e femrash, hajni, shkelje kurore, vetegjyqesi, ndarje pronash, trashegimi etj. Sic e cekem me siper, permbledhja e "Kanunit te Dibres" nuk eshte thjesht e vetem nje corpus lex zakonor shqiptar, po dicka shume me shume se kaq; prej kallzimeve te shumta ne jemi ne gjendje te vjelim te dhena historike me karakter ekonomik, gjeografik, kulturor, administrativ; shkurt e shkoqur mund te fotografojme jeten e banoreve te atyre viseve ne epoka te ndryshme historike duke qene se ngjarjet rrokin periudha te ndryshme kohore. Interes te vecante ngjall fakti se permes akteve te ndryshme juridike te gjykimit popullor, ne njihemi me fate individesh, te njohur e te panjohur, familjesh, fisesh, fshatrash dhe mbare krahines, qofshin nga paria, qofshin fshatare te vobeket, qofshin te permendur, qofshin anonime. Histori qe pershkruhen me nje realizem ngjethes, me stilin e thate te kopistit te gjyqit, pa kurrfare truku dhe trilli letraresk.
Nuk mund t'i mbyllnim keto radhe pa shprehur andjen e provuar nga gjuha me te cilen na eshte percuar dija dhe urtia popullore. Si rrallehere ne katrahuren qe ka peshtjelluar gjuhen e sotme, te folur e te shkruar, ketu has ne nje shqipe te paster e te rrjedhshme, gjithe aroma qe vine nga ajo pasuri trajtash gjuhesore dhe frazeologjizmash, shpesh te shoqeruara edhe me figura te mrekullueshme qe te lene gojehapur per nga freskia, bukuria e pashoqe dhe nenteksti i holle filozofik.
Xhafer Martini
"Kanuni i Dibres"
646 faqe
1000 leke
"Sarah", liber nga Kaylene Johnson. Shume sajesa mund te gjenden ne historine e pabesueshme te ngjitjes se Sarah Pejlin ne funksionet me te larta shteterore. Eshte nje perralle e Hirushes politike ku shpresat dhe endrrat e nje kryebashkiakeje te nje qyteze te vogel dhe nje mamaje te dhene pas hokeit mbi akull u ndeshen me nje ngrehine politike kundershtuese, duke e kthyer ate ne bukuroshen qe shkelmoi topin e pare te nje loje te re. Fundin e se ciles presim ta shohim.
"Sarah"
Kaylene Johnson
Botues: "Bota shqiptare", 178 faqe, 600 leke
"Liber i hapur, ruset ne Shqiperi", liber nga Vera Isaku. Kjo eshte nje veper qe pretendon te zbuloje disa shtresa te reja fare te papara te historise, periudha heroike, por edhe tragjike, si dy vija paralele qe kalojne neper marredheniet ruso-shqiptare. "Liber i hapur" nuk eshte thjeshte nje paraqitje dokumentare e biografise se njerezve ruse qe lidhen me Shqiperine jeten e tyre, por shume me teper. Kjo eshte nje rrefenje e mbushur me dhimbje, vuajtje, gezime dhe zhgenjime.
"Liber i hapur"
Botues: "Omsca-1", 256 faqe, 600 leke
"Porporino ose misteret e Napolit", roman nga Domenique Fernandez. Pergjate ketij libri gjithe kulture, te guximshem e barok, Fernandezi ben qe nje epoke e tere te luaje, te kenaqet, te kendoje, te ngazellehet, duke na dhene njeherazi nje persiatje te thelle rreth lirise se nje krijese "mrekullisht me te pasur ngaqe i ka shpetuar detyrimit per te qene burre". Duke ndjekur Porporinon, do te leme te na rrembeje endrra, mes muzikes, deri te portat e Edenit.
"Porporino ose misteret e Napolit"
Domenique Fernandez
Botues:"Dudaj", 371 faqe, 600 leke
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje