Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Ka dhe nga këto: E ekzekutoi pse u përplasën gjatë vallëzimit
Publikuar me 12 Jan 2013

Ka dhe nga këto: E ekzekutoi pse u përplasën gjatë vallëzimit

Janë përplasur padashje gjatë vallëzimit në lokalin ku kishte muzikë live dhe ka mjaftuar kaq gjë që 27- vjeçari Maltin Shtjefni të ekzekutohet me pistoletë në sy të klientëve në Lezhë.

Autori i identifikuar si 26- vjeçari Mariglen Përgjini, nga fshati Manati në Lezhë, dhe viktima, kanë qenë në tavolina të ndryshme.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se Shtjefni, i cili tre ditë më parë kishte festuar ditëlindjen, ishte ulur me miqtë e tij në një tavolinë, por edhe i shpalluri në kërkim ka qenë në shoqërinë e miqve të tij.

Viktima dhe autori janë hasur pa dashje teksa kërcenin vallëzim dhe ajo ka shkaktuar debat dhe fyerje mes tyre.Krejt papritur Pergjini ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar Shtjefnin, i cili ka rënë përtokë i mbuluar me gjak, duke shkaktuar panik tek miqtë dhe tek klientët e lokalit.

Policia e Lezhës, siç raportohet në gazetën Shqip, ka vënë në pranga edhe dy persona të tjerë për moskallëzim të krimit. Sipas policisë, Engjëll Nika dhe Anton Toni kanë tentuar të fshihnin çfarë kishte ndodhur, por ata u dekonspiruan nga një plumb në këmbë që kishte marrë Nika nga Përgjini.

Ndërkohë që edhe vëllai i viktimës, Petrit Shtjefni, 40 vjeç, është ndaluar nën akuzën e dhunës ndaj infermierit të spitalit të qytetit, pasi ka goditur infermierin duke pretenduar se nuk ka dhënë në kohë ndihmën për 27-vjeçarin.

Ndërkohë që policia ka deklaruar se Martin Shtjefni ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plumbit në kokë.


1079
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI