Revista
|
|
Ne prag te ndeshjes me Zvicrren Armand Duka eshte vene ne qender te vemendjes per shkak te akuzave te shume futbollisteve qe jane qendur perballe nje realiteti shokues ne lidhje me pjesemarrjen e tyre kombetaren shqiptare. Kombetarja shqiptare ka nderruar shpesh here trajner por kjo nuk ka sjelle asnje te re ne futbollin shqiptare. Shume prej futbollisteve te talentuar kane braktisur kombetaren per shkak se u ane kerkuar para ne kembim te nje vendi ne kombetaren shqiptare.
Me ne fund nje gazetare shqiptare i cili punon ne RTK ka shkruar nje leter te hapur mbi fenomenin e mitmarrjes qe karakterizon sportin shqiptare.
Artan Muhaxhiri
Gazetar i Sportit në RTK.
I nderuari z. Duka!
Në kohen kur, këta djem shfaqen dëshirën e tyre për t’iu bashkuar Shqipërisë, çfarë u ofroi Shqipëria atyre? (Përveç kërkesave për të paguar shuma të majme që të zënë një vend në kombëtare).
Duka dhe Kompania e tij, zgjodhën formën e kërkesave të majme për Lekë, e tashme ky është një “sekret publik”, që opinioni e di.
Të paktën në Familjen Xhaka, kam patur rast të jem mysafir, dhe madje edhe opinioni në Kosovë e ka parë, që në dhomën e Granitit dhe Taulantit, gjendet slogani I madh “O sa mire me qenë Shqiptar”….
Nëse jeni i interesuar, në Radio Televizionin e Kosovës mund t`ua shfaqim edhe njëherë kroniken e përgatitur në Familjen Xhaka dhe të shihni shpirtin e vërtetë të shqiptarit.
E tash, ju I nderuari z. Duka, qe sytë u janë turbulluar nga “Leku” dhe bizneset tuaja, gjeni fjalë ta shfrytëzoni “kombëtarizimin” tuaj për t`iu kundërvënë këtyre djemve.
Nëse dikujt duhet t`i vij turp, atëherë jeni ju, madje edhe për keqardhje, sepse jeni i painformuar dhe i zhgënjyer që keni humbur diçka që e keni patur në dorë.
Për informatën tuaj, lidhjen e vëllezërve Xhaka me Kosovën dhe shqiptarinë, ata e kanë dëshmuar duke e vizituar, duke sjelle donacione (për KF Prishtina, KF Trepca dhe KF Kosova Vushtrri).
A nuk janë këto fakte kundërthënëse me mendimet tuaja?
Edhe sikur të mos ishte kështu, ata janë profesionistë dhe nuk do të prisja as nga kryetari I Federatës se Turqisë, qe ta shante dhe ofendonte Mesut Ozil, pse luan me kombëtaren Gjermanë….
Deklarata të tilla, qesharake, injorantë, të pamatura, vetëm sa e thellojnë mungesen e intëlektit tuaj, per të cilën gjë s`kam dyshuar as në të kaluarën, por ja qe e vuloset kësaj radhe!
T`i thuash vetës president i FSHF-së dhe të merresh me këso gjerash banale, vërtetë nuk do koment….Valle a kaq pak punë tjera ju kanë mbetur sa të merreni me këto “imtësira”?
Me respekt,
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje