Revista
|
|
Malësorja e paemër, gruaja e parë shqiptare që guxoi të zhvishet para aparatit të Pjetër Marubit. Fotografia topless e kësaj femre malësore, me tipare të egra, e veshur me kostum popullor, e paemër, dëshmi e gjallë e një të vërtete që daton në vitin 1878, u zbulua shumë vite më pas, afro 126 më pas, në skutat e errëta të fonotekës “Marubi”. Quhet thjesht “Portret gruaje”. Kurioziteti që ngjalli kjo fotografi, nxiti kërkimin për të tjera femra në fonotekën “Marubi”. E u zbulua se ekzistonin dhe disa femra të tjera të fotografuara jo vetëm nga Pjetër Marubi, por edhe nga Kel e Gegë Marubi. Gjetja e këtyre fotove, duke menduar kohën kur janë realizuar, kur sigurisht ishte shumë e vështirë të bindje një femër të pozonte para aparatit fotografik me kostumin popullor të krahinës (aq më pak të zhvishej), pasi zbriste për në Pazarin e madh të Shkodrës, është konsideruar zbulim i madh.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje