Revista
|
|
Shumë turistë këtë vit do ta përfundojnë pushimin e tyre në lot për arsye të shumta, duke përfshirë shtyrjen e udhëtimit, sëmundjet apo motin e keq.
Zënkat me partnerin ose miqtë, humbja e bagazhit janë po ashtu në listën e gjërave që shkatërrojnë pushimin.
Një studim i realizuar në Britani të Madhe ka treguar se thuajse çdo britanik ka qenë së paku në një pushim skandaloz jashtë vendit. Rreth 60% e tyre kanë qenë aq të pikëlluar, saqë pushimet i kanë përfunduar në lot, ndërsa 14% e tyre e kanë shkurtuar pushimin dhe janë kthyer në shtëpi më herët, sepse nuk kanë kaluar aspak mirë.
Fajtorët më të mëdhenj për shkatërrimin e pushimit, janë mes tjerash, djegia nga dielli, fqinjët e zhurmshëm dhe alkooli i tepërt.
10 gjerat qe na prishin pushimet:
1. Shtyrja e udhëtimit
2. Zënka me partnerin
3. Moti i keq
4. Vendi i gabuar
5. Djegia nga dielli
6. Humbja e bagazhit
7. Ambienti i zhurmshëm përreth
8. Helmimi me ushqim
9. Teprimi me alkool
10. Zënka me miqtë
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje