Revista
|
|
Agjencia e Gazetarëve Italiane njoftoi pak minuta më parë se një grup me dhjetë mijë anëtarë në Facebook ka shprehur publikisht mbështetjen për Massimo Tartaglia, personi që qëlloi kryeministrin italian Berluskoni disa orë më parë në Milano duke i shkaktuar plage në fytyrë.
Anëtarët e grupit janë shprehur se autori i ngjarjes nuk është një i sëmurë siç po lakohet por një gjeni.
I njëjti grup në Facebook lëshoi rreth një muaj më parë kërcënime në adresë të kryeministrit Berluskoni pas të cilave autoritetet filluan menjëherë një hetim rezultatet e të cilit nuk janë bërë ende publike.
Kryeministri italian Silvio Berluskoni është goditur nga një mjet i fortë në Milano.
Mediat italiane raportojnë se kryeministri është parë i gjakosur në fytyrë, në pjesën e gojës.
Personi që ka goditur kryeministrin është identifikuar si një 45-vjeçar.
Ai ndodhej mes një grupi që po manifestonte fare pranë zonës ku eskorta e kryeministrit po priste kavalierin.
Pasi është goditur, siç besohet nga një copë e vogël metalike, kryeministri është larguar në drejtim të veturës së tij.
Berluskoni është dërguar në spitalin San Rafaele për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore pasi ka pësuar shok në momentin kur është qëlluar.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje