Revista
|
|
Disa dite mepare Belle Air bllokoi disa fluturime drejt disa destinacioneve neper europe por askush nuk shpjegoi sepse ndodhi e gjithe kjo pengese per udhetaret qe kishin blere biletat.
Sot ANSA ne itali tregoi se avionet e perdorur nga kompanite shqiptare nuk jane te sigurte, pra nuk plotesojne as sigurine minimale per fluturimet mbi hapesiren ajrore te evropes. I bie qe deri me sot shqiptaret kane udhetuar mbi avione rrangalle. Ja nje tjeter histori "alla shqiptarce".
Fale zotit qe keto vite nuk ka ndodhur ndonje tragjedi, ndonese problemet teknike me keta avione nuk kane munguar. Shpesh here jane raportuar ulje emergjence ne kroaci apo slloveni por qe kompanite e fshehin, me sa duket u mjafton te fusin parate ne xhep dhe per sa i perket sigurise askush nuk investon asnje qindarke. E madje as shtetet shqiptare si Shqiperia ose Kosova ku keto kane aktivitetin e tyre nuk u kane kerkuar ndonjehere llogari.
Sot, fale nderhyrjes Italiane keto kompani kane ndermarre perseri te fluturojne pasi Bashkimi Evropian i bllokoje ato duke i klasifikuar si kompani te pasigurta. Ne listen e zeze evropiane ndodhen shtete si afganistani, kazakistani, indonezia apo filipine. I eshte dashur shtetit italian te hyje garant per kompanite shqiptare qe keto te fundit te rifillojne te fluturojne.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje