Revista
|
|
ROME- Silvio Berluskoni jep dorëheqjen si kryeminister i Italise. Doreheqja eshte deklaruar pas nje takimi te gjate qe ai zhvilloi ne mbremje me presidentin Xhorxho Napolitano.
Gjithcka ndodhi ndersa ne rruget e Romes qindra njerez brohorisnin per doreheqjen dhe leshonin parrulla fuese ne adrese te tij.
Kesaj i parapriu miratimi i ligjit per stabilitetin, me 379 vota pro, duke i hapur rrugen keshtu krijimit te nje qeverie kalimtare, që do të përpiqet të nxjerrë vendin nga një krizë e mundshme ekonomike.
Berluskoni, i cili ka qenë në pushtet për 10 vjet në 17 vitet e fundit, tha se do të jepte dorëheqjen, pasi deputetët të miratonin një paketë reformash ekonomike të mbështetura nga Bashkimi Evropian.
Presidenti Giorgio Napolitano pritet t’i kërkojë ish Komisionerit të Bashkimit Evropian, Mario Monti të drejtojë qeverinë e re kalimtare.
Analistët shpresojnë se Monti, ekonomist i respektuar, të shërbejë si element qetësues për vendin që po përpiqet të shmangë një krizë ekonomike të shkaktuar nga borxhi publik ngritje.
Kostot e huamarrjes të Italisë janë rritur në nivel rekord që kur vendi hyri në eurozonë dhe tani janë afër shifrës 7 përqind, gjendje që shtyu vende të tilla si Irlanda, Portugalia dhe Greqia të kërkojnë paketa financiare shpëtimi.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje