Revista
|
|
Një dekadë pasi luftërat riformuluan hartën politike të Ballkanit, ekziston një shqetësim gjithmonë e në rritje për shtimin e influencës së Islamit radikal në rajon.Nga Bosnja e deri në Kosovë, sasi të mëdha parash janë derdhur nga Arabia Saudite, shtetet e Gjirit Persik dhe misionarët vahabistë, duke pasur si shënjestër popullatën e re, të zhytur në varfëri, papunësi e korrupsion.Xhamia gjigande e mbretit Fahd shquan në një lagje punëtorësh në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë.Ajo është ndërtuar pas luftës në Bosnje me fonde saudite me një kosto prej 30 milionë dollarësh.Xhamia është rreth 800 metër katror, e veshur me mermer të bardhë rrëzëllitës- një arkitekturë e Lindjes së Mesme, që bie në kundërshti me strukturat modeste prej guri, të lëna nga arkitektët otomanë.Shumë organizata humanitare saudite kanë ndihmuar në ndërtimin e 150 xhamive për një rrymë ultra- konservatore të Islamit.
Por, pas sulmeve të 11 shtatorit, autoritetet në Sarajevë u hodhën në sulm dhe mbyllën 14 nga këto organizata humanitare.Burime nga shërbimet sekrete të Perëndimit thonë se hap pas hapi, komuniteti mysliman boshnjak - që ka praktikuar një formë fetare më të moderuar- rimori kontrollin mbi xhamitë.Në Bosnje, indikimi i Islamit të huaj e të politizuar po venitet, thotë Ahmed Alibasiç, një profesor në Fakultetin e Sarajevës për Studime Islamike.“Njerëzit po kthehen pas e po thonë, ok, ndoshta është e nevojshme të kthehemi pas e të kontrollojmë traditën tonë mistike. Kjo është një devotshmëri personale,” shton Alibasiç.Sot në lagjen e vjetër të Sarajevës, Baskarsia, thirrjet për lutje jehojnë mbi kafenetë e restorantet ku pihet birrë e verë lirshëm, e ku shumë pak gra janë të mbuluara.
Por burime të shërbimeve sekrete perëndimore paralajmërojnë se paqëndrueshmëria ekonomike e sociale mund të sjellë rritje të ekstremizmit.Kjo frikë është në gjithë Ballkanin, një rajon që po e merr veten nga tranzicioni i dhimbshëm post- komunist dhe kriza ekonomike globale.Një nga shtetet më të rrezikuara është Kosova, ku papunësia ka kapur nivelin 45 përqind.“Ajo që kam parë gjatë 10 viteve të shkuara është infiltrimi i fortë i parave saudite,” thotë Flaka Surroi, pronare e grupit të pavarur “Koha Media”.“Ata sollën xhamitë, ata sollën dogmat e ideologjinë e tyre në të njejtën kohë. Ata u identifikuan me njerëzit më të varfër në komunitet, të cilëve u ofruan një pagë të qëndrueshme mujore, në mënyrë që të përqafonin ideologjinë e tyre dhe të vishnin perçe”.
Xhamia e Hasan Bej në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, është e re dhe e financuar nga sauditët.Gjatë lutjes së mesdites të premten, ajo tejmbushet nga besimtarë, kryesisht të rinj- si dhe burra me mjekër dhe gra të mbuluara. Megjithatë, ata janë të gatshëm që të flasin me reporterët e huaj.Tradicionalisht në Kosovë feja nuk ka qenë shumë e rëndësishme. Por gjendja e mjerueshme e ekonomisë, varfëria në rritje dhe korrupsioni po frymëzojnë shumë njerëz që të kthehen tek feja.Autoritetet në Kosovë u kapën në surprizë nga një demostratë, në të cilën mijëra njerëz kundërshtuan një vendim të Ministrisë së Arsimit për të ndaluar perçet në shkollat publike.Ilir Deda është një nga bashkëthemeluesit e një partie të re reformiste, që synon të luftojë korrupsionin e të imponojë zbatimin e ligjit.“Institucionet nuk janë marrë me këtë çështje,” thotë ai. “Islami radikal është nga kërcënimet afatmesme e afatgjata më të mëdha për Kosovën, për shkak se synon të ndryshojë strukturën tonë sociale.”Deda thotë se gjatë dekadës së fundit, organizatat humanitare të Lindjes së Mesme kanë investuar rreth 800 milion dollarë në Kosovë. Në mënyrë që vendi të shkojë përpara, shton ai, këto lidhje duhen këputur.
*NPR është radio publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
*************************************************************************************
SHTESE
Maqedonia, vendstrehim për vahabi dhe salafi
Në shtetet e Ballkanit, Arabia Saudite shpenzon qindra milionë dollarë në mënyrë që nëpërmjet grupeve të reja të islamike radikale të zgjerojë urrejtjen ndaj Perëndimit dhe për të rekrutuar luftëtarë të rinj për xhihadin në Afganistan, shkruan revista “Sunday Times”. Sipas kësaj reviste, grupet fundamentaliste, të njohura si vahabi dhe salafi financohen nga organizata humanitare saudite, kërcënojnë të destabilizojnë Ballkanin. Fundamentalistët financojnë ndërtimin e xhamive dhe madje japin nga 400 dollarë në muaj ithtarëve të tyre, nga të cilët pritet të lëshojnë mjekra, kurse gratë e tyre të bartin ferexhe. Sipas kësaj reviste, autoritetet e Maqedonisë pohojnë se janë duke mbikëqyrur deri në 50 vullnetarë të Al Qaedas, të rekrutuar për të shkuar në luftë në Afganistan. Kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoni (BIK), Sulejman Rexhepi ka konfirmuar se katër xhami u janë marrë dhunshëm nga ana e grupeve radikale, kurse në to janë vendosur imamë të rinj, duke shtuar se mësimi vehabist është krejtësisht i huaj për traditën lokale myslimane. Dokumentet e besueshme, të cilave u referohet revista londineze, tregojnë se disa organizata humanitare islamike, për të cilat dyshohet se merren me shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit, po zgjerohen në Ballkan në mënyrë aktive. Autoritetet maqedonase vlerësojnë se BE-ja dhe SHBA-të nuk e kanë kuptuar se çfarë problemi paraqet fundamentalizmi islamik në rritje në Ballkan, shkruan “Sunday Times” dhe shton se gjatë bastisjeve të fundit në Bosnjë e gjetiu janë gjetur disa arsenale armësh.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje