Revista
|
|
Portali Indeksonline ka siguruar një një video ekskluzive me kamerë të fshehtë ku shihen dy të vetë-shpallurit agjent të SHIK-ut (Shërbimit Informativ të Kosovës) të afërm me PDK, duke folur për vrasjet, informatorët dhe procesin gjyqësor rreth ekzekutimeve dhe atentateve në Kosovë.
Dy personazhet Nazim Bllaca dhe Naim Miftari, të bërë të famshëm së fundi për përplasjet mes tyre dhe letrat e shkëmbyera mes veti, ishin takuar kohë më parë në shtëpinë e Nazim Bllacës i cili është në arrest shtëpiak dhe nën masat e sigurisë së EULEX dhe Policisë së Kosovës.
Në këtë takim ata flasin për sulmin e serbëve ndaj familjes Jashari, vrasjen e gazetarit Bardhyl Ajeti, ish-pjestarëve të sigurimit jugosllav Selim Broshës, Ibush Kllokoqit dhe vrasje e sulme të tjera, shkruan indeksonline.
Ata poashtu tregojnë figurat që do të shantazhohen nga SHIK në të ardhmen, si Bajram Rexhepi, Agim Çeku dhe Enver Hoxhajn. Ata tregojnë edhe vendin ku janë pajisur me ID dhe armë për ekzekutimet që do të bëheshin.
Në këtë video, Naim Miftari, i cili në gjykatë kishte mohuar që njihej me Nazim Bllacën, kurse tash duke pirë çaj në shtëpinë tij, pretendon se ka fakte që e implikojnë vëllain e kryeministrit Hashim Thaçi me shërbimin informativ serb (UDB).
Megjithëse publikisht thotë që nuk është Azem Syla pjesë e SHIK-ut, në shtëpinë e agjentit Nazim Bllaca, Naim Miftari e pohon të kundërtën.
Ai madje pretendon se informacionet e marra nga Shërbimi Informativ i Kosovës fillimisht shpërndaheshin në shërbimet sekrete serbe e pastaj ktheheshin në instancat kosovare.
Miftari në këtë video flet edhe për shumë raste tjera të ndjeshme e të cilat deri tani kanë qenë enigmatike.
/rg/indeksonline/shqiptarja.com/
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje