Revista
|
|
Me dy gola të argjentinasit milito, Inter ka mundur 2-0 Bayern Munchen në finalen e madhe të Champions. "Nxënësi" Mourinho fiton ndaj "mësuesit" Van Gaal
Inter shpallet kampion i Europës, duke mos tradhtuar parashikimet para finales së madhe të Champions League. Mourinho realizon ëndrrën zikaltër pas 45 vjetësh dhe kalon në ekstazë Italinë, që kishte në finale vetëm një italian, Materazzin.
Kundër Bayern Munchen, skuadra zikaltër ka shfaqur një lojë cinike por që është kurorëzuar me meritë, me dy gola që kanë çuar kupën pas 38 vjetësh në Milano, në spondin zikaltër. Një fitore 2-0 ndaj kampionëve të Bundesliga, një fitore e Serie A, ndaj Gjermanisë. "Nxënësi" Mourinho fiton ndaj "mësuesit" Van Gaal
Pjesa e parë - Edhe pse posedimi i takoi Bayernit të Munichut, rastet më të mira të pjesës së parë i pati Interi. Nerazurët e filluan ndeshjen në mënyrë më kërkuese duke krijuar disa raste shënimi me anë të treshes sulmuese Pandev, Milito, Eto’o. Në anën tjetër gjermanët tentuan të krijojnë raste kryesisht me anë të kundërsulmeve që kishin si pikënisje anësorin e djathtë Arjen Robben, por që u keqpërdorën nga Muller edhe Olic. Holandezi pati një rast të mirë shënimi në minutë e 23-të të ndeshjes pas një rrëmuje para portës së Cesar, por goditja e tij u dërgua lart në publik. Në anën tjetër, mesfushori tjetër holandez, ëesley Sneijder, pati një rast të mirë nga goditja e lirë, por topi u mbrojt nga portieri Butt.
Pas 34 minutash lojë italianët hapën rezultatin me anë të një goli të shënuar nga Diego Milito. Pas një topi të gjatë të pranuar dhe një asistimi nga Sneijder, argjentinasi nuk fali nga afërsia për të çuar në avantazh ekipin e trajnerit Jose Mourinho. Rastet vazhduan edhe në pjesën e mbetur të ndeshjes, me Robben një goditje e fuqishme e të cilit përfundoi jashtë kuadratit të portës kundërshtare, ndërsa Sneijder doli huq nga afër në anën e kundër, pasi goditja e tij u mbrojt nga portieri gjerman.
Pjesa e dytë - Ishin emocione fantastike që në minutat e para të pjesës së dytë kur rastet e Muller dhe të Arien Robben rrezikuan shumë portën e Julio Cesar. Por instruktimet e "Special One" vlejtën më shumë se Van Gaal. Goli që siguroi kupën erdhi në minutën e 70 nga Milito, dhe rezultati nuk ndryshoi më. Kupa e tretë e Kampioneve për interin në histori. e Fundit në 1965.
Kështu Inter kompleton tripletën duke ia mohuar këtë Bayernit. Pas fitores së Serie A dhe kupës së Italisë, merr edhe Champions.
BAYERN MONACO-INTER 0-2
Marcatori: 35' e 25' st Milito
Bayern Monaco: 22 Butt; 21 Lahm, 5 Van Buyten, 6 Demichelis, 28 Badstuber; 10 Robben, 17 Van Bommel, 31 Schweinsteiger, 8 Altintop (18' st Klose); 25 Muller; 11 Olic (29' st Gomez)
A disposizione: 1 Rensing, 13 Goerlitz, 26 Contento, 23 Pranjic, 44 Tymoshchuk
Allenatore: Louis Van Gaal
Inter: 12 Julio Cesar; 13 Maicon, 6 Lucio, 25 Samuel, 26 Chivu (23' st Stankovic); 4 Zanetti, 19 Cambiasso; 27 Pandev (34' st Muntari), 10 Sneijder, 9 Eto'o; 22 Milito (46' Materazzi)
A disposizione: 1 Toldo, 2 Cordoba, 17 Mariga, 45 Balotelli
Allenatore: José Mourinho
Arbitro: Howard Webb (Inghilterra)
Note. Ammoniti: 25' Demichelis, 30' Chivu, 33' st Van Bommel. Recupero: pt 1', st 3'. Spettatori: 78.000 ca.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje