Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

"Importi i mbeturinave", skandali vazhdon
Publikuar me 19 Kor 2012

"Importi i mbeturinave", skandali vazhdon

Sot ne portin e Barit ne Itali jane sekuestruar 21 tonelata mbeturina speciale (jo te rrezikshme) ne nje kamion qe po imbarkohej ne traget drejt shqiperise. Policia dhe Karabineret e skuadres Operative Ekologjike per mbrojtjen e Ambientit kane denoncuar ne liri shoferin e automjetit i cili eshte kapur duke transportuar mbeturinat pa asnje dokument qe lejon eksportin e tyre drejt nje shteti tjeter.

Duke u nisur nga ky lajme i sotem mund te pyesim: Sa e sigurte eshte qe mbeturinat qe sillen ne shqiperi jane ato te firmosura nga qeveria jone? Cfare perfitimesh ka shqiperia nga importi i tyre? Sa eshte ky perfitim? Me pak fjale, a ja vlen barra qerane?
Paradoksalisht, importi i mbeturinave eshte nenshkruar me krahinen e Kampanjas (Napoli) dhe disa te tjera nga jugu i italise, pjese, ku biznesin e mbeturinave e administron mafia (kamorra).
Para nje viti, italia mbushi faqet e para te gazetave boterore per skandalin e mbeturinave, ku napoli dhe rrethinat e saj u mbushen me mbeturina te papastruara neper rruge. E gjithe kaosin e krijuar, shkaktari ishte mafia e cila nuk lejonte mbledhjen e mbeturinave sepse donte ti administronte ajo. U desh nderhyrja ushtarake ne jug te italise per zgjidhur problemin. Krahina e Lombardise (Milano) refuzoje te merrte mbeturinat e Napolit sepse drejtuesit lokale thane se kemi boll mbeturinat tona. Me e keqja eshte se mbeturinat e Napolit jane te padiferencuara dhe asgjesimi i tyre behet vetem duke i kthyer ne hi me ane te impianteve djegese.

Po cila ishte zgjidhja e mbeturinave per Napolin? Ishte ajo e eksportimit te tyre ne ndonje shtet qe i pranonte ato. Pershembull, Shqiperia.

Po pse neperkembet referendumi kunder importit te mbeturinave? Qeveria shqiptare e di mire se 90% e shqiptareve jane kunder importit te tyre. Aktualisht, ne vendin tone jane tonelata mbeturina te pambledhura qe enden plazheve, rrugeve, pyjeve, kanaleve, lumejve etj... e nderkohe qe ende nuk ka nje zgjidhje per administrimin e tyre.
Mbledhja e diferencuar e tyre eshte zgjidhja ideale. Ne qytetin e lezhes eshte bere nje testim nese ky projekt funksionon, por, ka deshtuar. Deshtoi projekti apo deshtuan qytetaret e lezhes? Un them se nuk behet sa duhet per te krijuar kulturen e mbledhjes se diferencuar te mbeturinave. Ndonese jemi vone me mledhjen e mbeturinave, nuk jemi asnjehere vone per krijimin e nje kulture mbi mbeturinat.


1254
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI