Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

I Krishtlindjeve apo Vitit te ri?
Publikuar me 26 Dhj 2008

I Krishtlindjeve apo Vitit te ri?

Ashtu si 18 vjet mepare edhe sot ne shqiperi festat e krishtlindjes dhe vitit te ri vazhdojne te jene pre te idealizmave filo-komuniste. Diktatura arriti ta ngulise aq thelle ne trurin e shqiptareve saqe edhe sot ne shume media te shqiperise dhe jovetem degjojme se Babagjyshi eshte i vitit te ri dhe jo i krishtilindjeve sic quhet ne mbare boten. Jo me kot media quhet pushteti i gjashte, ku sot eshte me i lire se kurre mepare. Por kjo liri nuk duhet te shpife apo te dizinformoje njerezit ose te shtremberoje ate qe per 45 vite me rradhe na e ushqyen mbrapsht. Morali i festes se krishtlindjeve u asimilua gjate diktatures per nje qellim te vetem, qe te ndaje njerezit nga feja dhe besimi. Po sot per cfare sherben kjo lloj sjelljeje? Mund te thuhet se mediat dhe pushtetet ne pergjithesi kane nje drejtues te cilet e kontrollojne aktivitetin e tyre dhe kane ne dore ti japin cfaredo ngjyre festes. Shume ndoshta e shohin si feste te krishtereve ndonese krishti lindi si per te krishteret ashtu edhe per mysulmanet, por gjithesesi nuk mund te jete nje arsye per tu censuruar si feste.
Ne shtetin e sapolindur, Kosoven, ndodh e pabesueshmja ku babagjyshi i krishtlindjeve eshte emeruar "babadimri". Ne rastin e Kosoves nuk e di arsyen e ketij emertimi, ndonese atje nuk ka pasur nje diktature ku eshte ndaluar feja. Por toleranca fetare ne Kosove nuk duket se ka ndonje problem, por mund te themi se modeli islam eshte me radikal se ai ne shqiperi. Kosova, ne fakt, u clirua nga aleatet perendimore ku festa e krishtlindjes eshte me e rendesishme se ajo e vitit te ri. Po ashtu u njoh si shtet e para nga perendimi, ndryshe nga shtetet  islamike qe edhe sot shumica nuk e njohin ate si shtet te pavarur. Edhe ne kete rast mund te themi se Kosova eshte rast "unik".


3384
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI