Revista
|
|
E përditshmja më e madhe në Europë, Bild, ka mbetur e zhgënjyer nga fjalimi i presidentit amerikan, Barack Obama për çështjen e Sirisë duke thënë se ai po tregohet një çalaman, që nuk do që Amerika të jetë polici i botës.
Analisti i kësaj të përditshme, Franz Josef Wagner i shkruan një letër presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë.
I dashur Barack Obama,
Ju jeni presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë, Shteteve të Bashkuara.
Më i fuqishëm se Jul Cezari, më i fuqishëm se Aleksandri i Madh.
Historia nuk e ka njohur akoma një sundimtar të pafuqishëm të botës.
Ju, Barack Obama, qëndroni ulur në Zyrën Ovale dhe shikoni barin e sapokositur.
Por atje jashtë në botë ka një djall të vërtetë.
Ne i shohim punët e tij.
Fëmijë të vrarë me gaz.
I dashur Barack Obama, Ju jeni njeriu më i fuqishëm në botë.
Përse nuk i jepni fund në çast?
Një shtypje butoni. Avionë pa pilotë.
Njeriu më i fuqishëm në botë mund të shkatërrojë të keqen.
Ajo që më irriton mua është se Ju nuk i dilni kundër të keqes.
Vija e kuqe- kjo ishte fjala që përdorët. Por vija e kuqe e juaja është dobësuar.
Po e them në mënyrë të përmbledhur: Ju jeni frikacak!
Ju jeni një njeri shumë i mirë, simpatik. Flisni si Gandi.
Keni lindur në Havai. Nëna juaj, një hipi, babai, një i zi.
Keni qenë punonjës social. Miliona ju kanë admiruar me shprehjen: Po, ne mundemi.
Amerika është polici i planetit. Amerika mbron vlerat e planetit tonë.
Barack Obama është një polic i dobët.
Ju jeni i këndshëm, një familjar i mirë.
Problemi juaj është që nuk e nxirrni shkopin e bejsbollit kundër të këqijve.
Përzemërsisht,
Franz Josef Wagner
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje