Revista
|
|
Futja e elementëve të huaj në besimet fetare në trojet shqiptare po shoqërohet gjithnjë e më shumë me predikimet më absurde që kanë për qëllim radikalizimin dhe përçarjen mes atyre që e konsiderojnë besimin fetarë si mbështetje morale dhe atyre që mendojnë se një frymë e tillë sjell vetëm shembjen e civilizimit dhe qytetërimit.
Disa hoxhë që predikojnë në xhami të ndryshme në viset shqiptare, e që ligjëratat e tyre më pas hedhen në rrjetet sociale, kanë kaluar çdo normë morale të shoqërisë sonë në emër të intepretimeve të besimeve fetare.
Kështu hoxhë Omer Bajrami, në një video në Youtube, arsyeton martesat me vajzën e xhaxhait apo të hallës. Sipas tij, Profeti nuk e ka bërë haram (mëkat) këtë lloj martese; sipas tij, haram (mëkat) është vetëm martesa me vajzën tënde por jo me rrethin e afërt familjarë.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje