Revista
|
|
Dy të rinj hollandezë kanë sjellë një film të shkurtër për Shqipërinë e Jugut, një film q ndërsa përcjell pamjet fantastike të rrugëve malore dhe bregdetin, zbërthen nga afër edhe vatrën më të madhe të kultivimit të hashashit. “I gjithë vendi është plotë me bar”, thonë dy turistët ndërsa tregojnë fshatin Lazarat nga kati I dytë i një ndërtese (minuta 25.40), video është ndërkohë një provë e fortë se policia ende nuk ka mundur të vërë nënkontroll këtë zonë, ndërsa bimët e drogës aty janë deri në tre metra të larta.
Përgjithësisht policia deri tani është përqëndruar në goditjen e drogës pasi ajo del nga fshati dhe sekuestrimet kanë qenë në masa të mëdha, por për policinë është ende e pamundur të ndërhyjë në fshat ku sa herë ka pasur nëj ndërhyrje, ka pasur edhe përplasje të ashpra me banorët.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje