Revista
|
|
Gazetari britanik Gerrard Uilliams dhe bashkëautori i tij, Simon Dunstan në publikimin e librit të tyre të titulluar "Grey Ëolf: The Escape Of Adolf Hitler" (Ujku i përhimtë: Arratisja e Adolf Hitlerit), skruan se udhëheqësi gjerman fashist nuk ishte vetëvrarë në bunkerin e Berlinit në vitin 1945, por ai ishte arratisur në Argjentinë, ku kishte jetuar deri në vdekje në vitin 1962.
“Nuk dëshirojmë të riparojmë historinë, por ka shumë dëshmi tek të cilat kemi arritur dhe që nuk duhet të injorohen”, ka theksuar Uilliams për Sky neës.
Sipas tij, nuk ka dëshmi forenzike për vdekjen e Hitlerit dhe bashkëshortes së tij Eva Braun në bunker, por dëshmitë dhe faktet për jetën e dëshmitarëve okularë për jetën e tyre në Argjentinë janë të vërtetuara dhe vështirë për tu përgënjeshtruar.
Autorët shkruajnë në libër se Hitleri dhe Eva Braun ishin transferuar në Argjentinë, vendi që po ishte nën kontrollin e nacistëve në prillin e vitit 1945 dhe se atje më pas Hitler jetoi 17 vite, ku ka pasur edhe dy vajza. Autorët e librit akuzojnë shërbimet sekrete amerikane se kanë shkëmbyer arratisjen e lirë të Hitlerit me teknologjinë ushtarake të nazizmit. Gazetari Uilliams ka shkruar se dëshmitarët tani kanë folur lidhur me jetën e Hitlerit dhe se ata deri tani nuk kishin guxuar të flasin mbi një temë të tillë.
“Edhe tani kur po shkruajmë librin, bashkëbiseduesit tanë kanë marrë kërcënime me vdekje”, ka pohuar gazetari britanik Uilliams. Dy britanikët mendojnë se fragmente të kafkës që mendohet se janë të Hitlerit mbahen aktualisht nga rusët.
Libri citon një numër burimesh, të tilla si kuzhinierë dhe mjekë të cilët pretendojnë se e kanë njohur udhëheqësin nazist para se ai të vdise në moshën 73- vjeçare me 13 shkurt të vitit 1962. (INA)
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje