Revista
|
|
Historiani turk Talha Uğurluel gjatë nje vizite në Lezhë tek varri i Skënderbeut ka sharë dhe ofenduar heroin tonë kombëtar.
I financuar nga shoqata e Erdoganit TIKA, per te zbuluar rrenjet osmane ne Ballkan, gjate nje vizite në Lezhë, historiani Turk thotë:
"Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKK"
I shoqëruar nga duartrokitjet e njerëzve që e shoqërojnë, historian është shprehur.
"Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi te jetojnë: si Mehmet Akif Ersoy shqiptar, por besnik i Osmaneve apo si Skënderbeu tradhetar ".
Kjo nuk është hera e parë që historian turq, apo filoturq (Shqiptarë) lëshojnë deklarata të tilla të pa përgjegjëshme në drejtim të heroit tonë Kombëtarë, Gjergj Kastrioti.
E pafalëshme është edhe heshtja e autoriteteve tona, historianëve tanë, që nuk u bën përshtypje që ofendohen në atë që është dhe simboli i tyre Kombëtarë.
Ndiqni videon më poshtë, e publikuar në rrjetet sociale.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje