Revista
|
|
Ambasadori i Serbisë në Francë, Dushan Batakoviq thotë se projekti i Shqipërisë së Madhe po rrezikon seriozisht stabilitetin e brishtë në Ballkan.
Diplomati, me profesion historian, vë në dukje se termi “Shqipëria Natyrore” bën fjalë për “Shqipërinë e Madhe” dhe shton se, “Për disa vite me rradhë ky projekt ka pasur një mbështetje të konsiderueshme të elitave shqiptare në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptare, dhe kjo është, siç është njoftuar, duke u bërë realitet pak e nga pak”
Duke folur në një intervistë për Blic, Batakoviq shprehet se “Ky proces ka përparuar më tej, dhe kjo sipas tij, kërcënon interesat kombëtare të Serbisë dhe seriozisht rrezikon stabilitetin e brishtë në Ballkan.”
Si një historian, Batakoviq e ka studiuar Kosovën si çështje për dekada të tëra, çështje për të cilën kohët e fundit ka botuar edhe një libër me titull “Kosova drama e Serbisë; Një perspektivë historike”.
Me shume nga kjo kategori:Arvizu takon kryeparlamentaren, Jozefina TopalliAkuzat e Ballës, MB: Çdo procedurë sipas ligjitFRD: Brenda 3 vitesh, kompensim ish të përndjekurveMrkic, Berisha: Kapitull i ri marrëdhënieshPronat e ushtrisë, PS: Në ’13, transparencë të plotëProtestat, Thaçi: Kurti të mos nxisë urrejtje‘Si të bësh biznes’, BB: Shqipëria, e 85-taObama-Romney, përplasje për politikën e jashtme‘Mrkiç’, PDIU: Mister në takimin me minoritetin serbPrapaskenat, si u shpërnda greva e ish të përndjekurve
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje