Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Historia e Shën Valentinit
Publikuar me 11 Shk 2009

Historia e Shën Valentinit

Festa e Ditës së Shën Valentinit mendohet të ketë origjinën nga festa e lashtë e Romakëve e quajtur "Lupercalia". Gjatë ditëve të hershme romake, ujqër të egër ulërinin pranë pyjeve përqark. Romakët i luteshin dhe i kërkonin njërit prej Perëndive të tyre, Lupercus, të largonte ujqërit prej vendit të tyre. Për nder të Lupercusit mbahej një festival më 15 shkurt të çdo viti. Festivali mbahej si një festë pranverore pasi kalendari i romakëve atëherë ishte i tillë që Shkurti binte në fillim të pranverës. Një prej zakoneve të të rinjve ishte "llotaria e emrave".Në mbrëmjen e 14 Shkurtit, që ishte mbrëmja e festivalit të Lupercalias, emrat e vajzave të reja romake shkruheshin në një copë letër dhe hidheshin në vazo. Çdo djalë i ri tërhiqte një copë letër dhe vajza që kishte emrin në atë letër do të ishte e zgjedhura e tij- “his sweetheart”- për atë vit. Legjenda thotë që kjo lloj feste u bë Dita e Shën Valentinit sipas emrit të një prifti që quhej Valentin, i cili ishte prift romak në kohën kur Kristianizmi ende ishte fe e re në Romë. Perandori i atëhershëm, Claudius II, urdhëroi të gjithë ushtarët romakë të mos martoheshin ose fejoheshin, pasi kjo do t'i bënte të rrinin në shtëpi me gratë dhe fëmijët, ndërsa beqarë ata do e kishin më të lehtë të luftonin luftërat e Perandorisë Romake. Valentini e kundërshtoi këtë dekret Perandorak dhe në mënyrë sekrete kurorëzoi çifte të reja. Valentini u arrestua, u burgos dhe në fund u dënua me vdekje. Valentini u ekzekutua më datën 14 shkurt, mbrëmjen e festës romake të Lupercalias. Pas vdekjes Valentini, u shpall martir dhe Shenjtor dhe pasi Roma u kristianizua më shumë, priftërinjtë e posteve të larta e lëvizën datën e festës pranverore të Lupercalias nga 15 shkurti në 14 Shkurt. Tashmë kjo festë quhet Dita e Shën Valentinit, ku me të drejtë festohet për dashurinë.


1884
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI