Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Historia e forcave ajerore shqiptare
Publikuar me 18 Kor 2007

Historia  e forcave ajerore shqiptare

Aviacioni Luftarak Shqiptar është krijuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe data zyrtare e krijimit të tij është 24 prilli i vitit 1951. Edhe vëzhgimi i Hapësirës Ajrore është institucionalizuar pas luftës. Me 14 shkurt të vitit 1947 është krijuar kompania e VAIN-it për vrojtimin e Hapësirës Ajrore dhe informimin për objektet e zbuluara. Mbrojtja Kundër Ajrore, Aviacioni Luftarak dhe repartet e Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore pavarëisht nga format organizative të ndryshme në vite kanë qënë gjithënjë të lidhura e në bashkëpunim të ngushtë me njëra tjetrën, por edhe me lidhje varësie e strukturore të ndryshme me njëra tjetrën në vite. Mbrojtja Kundër Ajrore pati një zhvillim të madh për kohën në vitet 60-70. Në vitet 1954-1955 ajo u pajis me bateri KA 85 mm e mjete radioteknike më të sofistikuara., ndërsa në vitet 1957-1958 u pajis me bateri 57 dhe 100mm. Ne vitet 1959-1969, ne armatim futen edhe raketat e drejtuara, topat AKA 37 mm, topat 57mm dhe 100mm me drejtim automatik, mitralozet 14,5mm me kater tyta, dhe me radare te zbulimit te larget, te mesem, te afert. Rregjimenti i Raketave te Drejtuara Kunderajrore qe konsiderohej si krenarie e kesaj arme eshte krijuar me 6 dhjetor te vitit 1968. Ne vitet '70 kishte 22 regjimente te AKA, 18 batalione mitraliere AKA, qe llogarisnin rreth 6 gryka zjarri per çdo kilometer te frontit.Grupimi i parë i avionëve luftarak është bërë në Tiranë në vitin 1951, ku bënin pjesë avionë PO-2 dhe JAK-18. Reparti i parë i Aviacionit Reaktiv është krijuar në vitin 1955 në Kuçovë dhe kishte në përbërje të tij avionë MIG-15. Në vitin 1957 krijohet Reparti Transportit Ushtarak në Tiranë, i cili kishte në përbërjen e tij avionë Po-2, JAK-18 dhe helikopterë MI-1 e MI-4.Në vitin 1962 Regjimenti I Aviacionit në Rinas, i cili kishte në përbërjen e tij një skuadrile me Avionë MIG-19 dhe një skuadrile me avionë MIG-17. Po në vitin 1962 krijohet edhe Shkolla e Aviacionit.


Në vitin 1967 krijohet Regjimenti i Helikopterëve që numëronte mbi 30 helikopterë të rinj MI-4 në parkun e tij. Në vitin 1974 krijohet Regjimenti i Gjadrit, i cili ishte i pajisur me avionë MIG-21 dhe MIG-19 përveç disa avionëve mësimorë MIG-17 e MIG-15 për trenerim.Në vitet '70 Aviacioni Luftarak kishte në efiçensë të plotë mbi 70 avionë MIG-19 dhe 12 avionë MIG-21, një skuadrile luftarake me MIG-17 dhe shumë avionë luftarakë-mësimorë të tipit MIG-15. Pjesë e parkut ushtarak të avionëve ishin edhe katër avionë transporti IL-14, të cilët shërbenin si avionë për transport qeveritar apo për studime ushtarake e gjeografike. Në Tiranë, në Aerodromin e Laprakës ishin të dislokuar edhe 12 avionë transporti të lehtë AN-2 që shërbenin për transport trupash dhe në ndihmë të ekonomisë. Në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë, veç avionëve realktivë MIG-15 kishte gjithashtu edhe dy skuadrile me avionë me helikë JAK-81, të cilët shërbenin për përgatitjen e pilotëve në vitin e parë të kuëlifikimit si pilot. Në Regjimentin e Rinasit kishte gjithashtu edhe një avion bombardues të lehtë tip IL-28. Në vitet 70-80 niveli i programimit të fluturimeve ishte intensiv dhe sasia e fluturimeve për çdo pilot e avion ishte i standarteve e kërkesave të larta. Vetëm gjatë vitit 1973, në Regjimentin e Rinasit u kryen 1383 orë fluturimi. Pas viteve 2000, në Forcat Ajrore ka filuar prurja e teknikës fluturuese Perëndimore. Në prill të vitit 2001 erdhën helikopterët e parë AB-206, ndërsa me 26 nëntor 2003 është kompletuar një skuadrilje e tillë. Me 24 prill 2004 erdhi helikopteri i parë AB-205 dhe në qershor 2004 ka ardhur edhe një tjetër.


Mbrojtja Kundër Ajrore dhe Aviacioni janë "takuar e ndarë" disa herë nga forma organizative, por bashkëpunimi i tyre ka qënë gjithënjë i pashkëputur. Në fillimet e saj, Arma e Aviacionit ka qënë pjesë e Komandës së Mbrojtjes Kundër Ajrore, gjë që ka vazhduar deri në vitin 1974-për t' bashkuar përsëri në Forcat e Mbrojtjes Ajrore në vitin 1995.Komandanti i parë i Aviacionit ka qënë zoti Edip Ohri, i cili e ka komanduar atë deri në vitin 1974. Nga viti 1975 e deri në vitin 1995, komandantë të Aviacionit kanë qënë Bardhyl Taçi, Klement Aliko, Perlat Binaj.


3760
  
1

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI

rolandi

histori shume te bukura

Mërkurrë, 08 Janarë 2014 15:21