Revista
|
|
Një raport sekret i shërbimeve inteligjente italiane e gjermane ka identifikuar 363 zona ku mbillet kanabis në Shqipëri.
Janë zona me qindra plantacione të kultivuara me bimën narkotike të ngjashme me Lazaratin e famëshem dikur në të gjithë Evropën për këtë.
Tani BE e konsideron sërish Shqipërinë si vendin kryesor të prodhimit të marijuanës.
Kultivimi i kanabisit ka prekur të gjithë territorin e vendit.
Mbështetur në raportin e shërbimeve sekrete, gazeta Shekulli sjell sot një hartë të plotë të kultivimit dhe emrat e bashkive dhe fshatrave ku mbillet bima narkotike.
QARKU FIER
Në tre vitet e fundit në Qarkun Fier kultivimi i bimës narkotike ka marrë prioritet në të pesë bashkitë që përfshin ky qark: Bashkia Fier, Bashkia Patos, Bashkia Rroskovec, Bashkia Lushnjë dhe Bashkia Mallakastër. Nëse i referohemi territorit të kultivimit vitin e kaluar pothuajse i gjithë territori ka qenë i kultivuar me këtë lloj bime, tendencë e cila gjatë këtij viti do të jetë në rritje. Konkretisht në Bashkinë e Fierit zonat më të prekura kanë qenë fshatrat: Libofshë, Gryk, Pishporo, Cave, Adë, Darëzezë, Kreshpan, Krapes, Vjosë, Gjorgos, Frakull dhe në qytetin e Fierit është kultivuar në sera.
Në Bashkinë Patos, zonat më të prekura janë fshatrat: Dukas, Kuqan dhe Patos-Fshat.
Në Bashkinë Rroskovec, zonat më të prekura janë fshatrat: Kurjan, Vloshë, Ngjegjan, Mbers, Arapaj, Suk, Strum, Velmisht dhe ka pasur raste të kultivimit në sera.
Në Bashkinë Lushnjë, dy vitet e fundit ka marrë prioritet kultivimi i bimës narkotike kanabis-sativa, ku bie në sy kultivimi në sera sikurse edhe në fshatrat: Dushk i Madh, Hysgjokaj, Karbunarë, Grabjan, Krutje e Sipërme, Thanasaj, Zhamë, Thanaj, Toshkëz dhe Mazhaj.
Në Bashkinë Divjakë është kultivuar në pyllin e Divjakës, anës lumit Shkumbin dhe në fshatin Rremas.
Në Bashkinë Mallakastër, është kultivuar në fshatrat: Kutë, Ninesh, Cerrile dhe Gjerbës.
QARKU VLORË
Në Bashkinë Vlorë, fshatrave të Lumit të Vlorës, Llakatundit dhe Poros.
Në Bashkinë Sarandë, fshatrat me kultivim rezultojnë Borsh-Mali Borshit, Fterrë, Çorraj, Sasaj, Lukovë (pjesa malore), Grazhdan, Leshnicë, Navaricë, Theollogo dhe Dhivër.
Njësia Administrative Konispol, fshatrat Vorv, Ninat, Markat, Kodrat e Konispolit dhe Shalës.
Në Bashkinë Delvinë, fshati Kakodhiq, Lugina e Bistricës, Syri i Kaltër, fshati Dhrovjan, Krongji dhe Qafa e Muzinës. Pllaja e Mesovunit, Qafa e Skërvicës-zona e Luvadhit.
Njësia Administrative Vergo-fshatrat Tatzat, Kalas (lugina e lumit Kalas përfshi dhe fshatin Bajkaj), pjesa malore e fshatit Vergo, Kopaçez, Varfaj, mali Sopot.
QARKU DIBËR
Në Bashkinë Peshkopi, zonat me më tepër tendencë për kultivimin e bimëve narkotike, në bazë të informacioneve janë: Zona e Lurës, Territori i grykëderdhjes së “Drinit të Zi”, që fillon nga fshati Zalldardhë deri në Maqellare, në malin e Popinares (ish-Komuna Maqellarë) dhe fshati Luzni.
Në Bashkinë Bulqizë, zonat e kultivuara janë: Grykëderdhja e lumit të Okshtunit, Fshati Smollik, Fshati Temovë, Krahina e Gollobordës, Fshati Çerenec, Kodra e Danit në Fushë Bulqizë, Krahina e Martaneshit.
Në Bashkinë Burrel-Klos, fshatrat e zonës mbi Klosin, Krahina e Macukullit, fshati Gurrë, Mali i Balgjait, zonat kufitare me Malësinë e Krujës.
QARKU LEZHË
Në Bashkinë e Mirditës, pjesa më potenciale për kultivimin e kësaj bime narkotike është ish-Komuna e Kaçinarit, e cila kufizohet dhe me rrethet Lezhë dhe Pukë. Është një zonë që kryesisht kultivon rrushin dhe si e tillë ka burime ujore të mjaftueshme, por dhe me kryesorja se aty ka ndikim ish-kryetari i komunës së asaj zone që u lirua nga burgu me pretendimin që gërhiste natën (Petrit Bardhi). Po në këtë rreth ka informacion se po kultivohet hashash dhe në Zonat e Selitës që kufizohet me rrethet e Dibrës (Lurë) dhe Burrelit. Gjithashtu mendohet që ka kultivim dhe në zonën e Fanit, pjesa që kufizohet me rrethin e Kukhit në të djathtë dhe të Pukës në të majtë, në afërsi të ish-burgut të Spaçit.
Në Bashkinë Kurbin, sipas informacioneve, zonat që janë mbjellë dhe po përgatiten për kultivimin e kanabis-sativa janë fshatrat Marsheq, Selit, Skuraj.
QARKU KORÇË
Në Bashkinë Korçë, fshatrat Dardhë, Vithkuq, Lekas, Mesmal, Moglicë, Dushar, Foq.
Në Bashkinë Pogradec zonat e kultivuara rezultojnë: Njësitë Administrative Dardhas, Velçan, Trebinjës, Hudënisht, Mokër, Guri i Kamjes.
Në Bashkinë Bilisht, fshatrat Bickë, Hoçisht, Koshnicë, Arëzë, Vidohovë.
Në Bashkinë Ersekë, fshatrat Gjonç, Shemtir, zona e Shelegurit.
QARKU ELBASAN
Në Bashkinë Elbasan, zonat e kultivuara rezultojnë Gracen, Tregan, Fushë-Mbreti, Shmil.
Në Bashkinë Librazhd, fshatrat Çarrishtë, malet e Stërbles, Mokës, Dëshiran.
Në Bashkinë Prrenjas, fshatrat Rrajcë, Hotolisht, Drogostunja, Stëblevë.
Në Bashkinë Cërrik, fshatrat Gjylav, Sulov, Grekan, Shalës, Mollas.
Në Bashkinë Peqin, zonat e kultivuara rezultojnë Gjocaj, Pajolla, Përparimi.
Në Bashkinë Belsh, Kosovë, Gradishtë, Kajan.
QARKU KUKËS
Në Bashkinë Kukës, fshatrat e kultivuar rezultojnë Borje, Ninç, Kalaja e Dodës, Surraj, Shikaj, Shëmëri.
Në Bashkinë Has, zonat e kultivuara janë: Vranisht, Zahrisht, Metaliaj, Vllahen, Kosturr, Bregu-Liqenit, Bregu-Krumës, Bjeshka e Krumës, Bjeshka Gjinaj.
Në Bashkinë Tropojë, zonat më të prekura me kultivim e bimëve narkotike janë: zona Lekbibaj, fshati Brotozhnicë, Lugina e lumit të Gashit, fshati Padesh, fshati Tpla/Degë. Tendencë e njëjtë është edhe për vitin 2016 në të gjithë këto zona. Ka filluar puna për rekrutimin e punonjësve për të përgatitur tokën dhe infrastrukturën për kultivim e bimëve narkotike. Personat që e kultivojnë janë me banim në Tropojë, Tiranë e Durrës dhe po kërkojnë toka në thellësi të pyjeve për të mos qenë prona të regjistruara. Tani për tani farat e kanabis-it i kanë hedhur në gota plastike dhe i kanë vendosur në sera në mënyrë që pas rreth dy-tre javësh t’i mbjellin në gropat tashmë thuajse të hapura. Nga Komani deri në Fierzë në anën e Drinit zonë e Tropojës, ka bashkëpunim me kultivuesit në anën tjetër të Drinit zonë e Shkodrës dhe e Pukës.
TIRANË DHE SHKODËR, TRAFIKANTËT KËRKOJNË “TOKA TË REJA”
Në Bashkinë Tiranë zonat e kultivuara rezultojnë: Petrelë (fshati Hekalit), Kërrabë (fshatrat Farkë dhe Lundër), Mnere, Bovillë, Tapizë e Vogël, Shëngjergj, Zallbastar, Qafë Mollë, Herraj, Tujan. Zona Dajt ka filluar mbjellja në sipërfaqe të vogla, në zonën e Pezës me tendencë të madhe kultivimi. Në zonën Zall Dajt në fshatin Fag ku kultivimi rezulton të jetë masiv.
Njësia Administrative Shijak, Komuna Xhafzotaj (kryesisht në Shetel dhe nëpër sera brenda avllive)
QARKU SHKODËR
Në Bashkinë Vau i Dejës, zonat ku është kultivuar bima narkotike kanabis-sativa janë: fshati Dush, vendin e quajtur Mashën dhe në afërsi të fshatit Ferth, në afërsi të përrenjve. Në fshatin Gomsiqe,100 metra sipër rrugës kryesore një pyll me pisha. Në fshatin Karmë e Sipërme, në zonë të pyllëzuar jo shumë larg zonës së banuar. Në fshatin Koman sipër hidrocentralit në pyllin sipër tij. Në fshatin Lisen, në pyll në afërsi të Liqenit Vau Dejës. Në fshatin Vjerdhë, në pyll në afërsi të Liqenit Vau i Dejës. Në ishullin e Shurdhahit në Liqenin Vau i Dejës. Në fshatrat Melgushë, Mnelë e vogël dhe pothuajse në të gjitha lagjet Mnelë e Madhe, në zona të pyllëzuara dhe në disa lagje të fshatit Vig në zona të pyllëzuara. Në fshatin Shpor dhe Mazrek, në pyjet e fshatrave, zona të nxehta për kultivimin e bimëve narkotike. Në zonën Shllak, në vendet e quajtura pylli i Benës, sipër rrugës kryesore dhe poshtë rrugës kryesore në hyrje të fshatit Shllak Qendër dhe pylli Ukbibaj. Në zonën e Temalit në pyjet e fshatrave Kllogjen, Malagji, Telume, Kishë Arrë, Vilë dhe Toplanë, zona të nxehta për kultivimin e bimëve narkotike.
Në Bashkinë Shkodër, zona e Dukagjinit në pyjet e fshatrave Prekal, Sume, Kir, Pult, Shosh, Ndreaj, pothuajse gjithë fshatrat e bregut të lumit, zona të nxehta për kultivimin e bimëve narkotike. Në pyjet e fshatrave Kullaj, Ura e Shtrenjtë, Dragoq, Potribë.
Në fshatin Rragam, fshati Sheldi i Gurit të Zi, fshati Dajq i Bregut të Bunës, fshati Shirq, Velipojë, Qas, Bregu i Bunës, Melgushe, Stajkë.
Në Bashkinë Koplik (Malësia e Madhe) zonat ku është kultivuar bimë narkotike: Bjeshkët e Bogës, Qaf Thore, Bjeshkët e Dojcave, Bjeshkët e Kurrilave Dedaj, Bjeshkët e Repishtit, Bjeshkët e Rrjellit, në lagjen Culaj, fshati Bajzë, pylli i Kosanit, fshati Zagore, bjeshkët e fshatit Broje, bjeshkët e fshatit Vukël, bjeshkët e fshatit Nikq, bjeshkët e fshatit Selcë, bjeshkët e fshatit Vermosh, fshati Hot në afërsi me kufirin me Malin e Zi, bjeshkët e fshatit Kastrat, vendi i quajtur bjeshkët e Fushë-Zezë sipër zonës turistike të Razmës, në disa fshatra në bregun e liqenit të Shkodrës në zonën e Malësisë së Madhe.
Në Bashkinë Pukë, zonat më të prekura për kultivimin e bimëve narkotike gjatë vitit 2015 kanë qenë: Zona Korthpules, Vrrithit e Kaftallës, zona Kaçinari, Rras Kushnen, Mesul, Mushtë, Tuq, Kodër e Keqe, Zona Karmes e Komanit, Zona e Sapaqit, Brebulla, Mërturë, Berishë e Epër, Zona e Qafës Tmugut, Fletit, Kurorë-Dardhës dhe Stanët e Mziut. Tendencë e njëjtë është edhe për vitin 2016 në të gjitha këto zona. Ka filluar puna për rekrutimin e punonjësve për të përgatitur tokën dhe infrastrukturën për kultivimin e bimëve narkotike. Personat janë me banim në Shkodër, Durrës e Tiranë dhe po kërkojnë toka në thellësi të pyjeve për të mos qenë me prona të regjistruara. Nga Komani deri në Fierzë në anën e Drinit Zonë e Pukës ka bashkëpunim me kultivuesit në anën tjetër të Drinit, Zonë e Shkodrës. Ky informacion ka më shumë se dy burime.
QARKU BERAT
Në Bashkinë Berat, kemi informacion se zonat që kanë tendencë për kultivimin e bimëve narkotike kanabis-sativa, janë zona të thella, kodrinore dhe jo shumë të banuara. Konkretisht:
Njësia Administrative Terpan: zona e Ballovit, pjesa kodrinore e tij dhe luginat e përrenjve.
Njësia Administrative Thinjë: Fshati Velçan, zona Osmenzez.
Njësia Administrative Cukalat: Fshati Sinjë, zona e Allambzezit dhe në serat e fshatit Cukalat.
Njësia Administrative Roshnik: fshatrat Dardhë, Qafë-Dardhë, Roshnik gjithashtu dhe në territorin e fshatit Kapinovë në pllajat e malit të Tomorrit.
Në Bashkinë Kuçovë, Njësia Administrative Lumas në pjesën kodrinore dhe luginat e përrenjve të fshatrave Luzaj dhe Sarafel.
Në Bashkinë Skrapar, zona të kultivuara rezultojnë fshatrat Turbohovë, Potom, Konak, Kakruk, Vendresh, Dobrush, Therepel, Bogovë, Novaj.
QARKU GJIROKASTËR
Në Bashkinë Tepelenë vitin e kaluar ka patur një kultivim masiv të bimës narkotike kanabis-sativa në të gjithë territorin e këtij rrethi. Por dhe ky vit nuk bën përjashtim, madje është dyfishuar tendenca e kultivimit.
Zonat më të theksuar në kultivim janë: Fshatrat Progonat (në malin e Këndervicës, konkretisht vendi i quajtur Hon dhe në fshatin Lekdush), Gusmar, Nivicë (në zonën e quajtur Llufa), Rexhin. E gjithë lugina e lumit Bënçë.
Njësia Administrative Lops (Dhemblan): në fshatin Dhemblan dhe në kodrat e fshatit Dorz, në fshatin Turan.
Njësia Administrative Buzë: Në kodrat e Selcës dhe fshatit Buz si dhe në luginën e përroit Selc.
Njësia Administrative Luftinjë: Në fshatin Zhapokik, Arrëz, Curril, Luftinj. Njësia Administrative Qesarat: Në kodrat e Qesaratit, fshatit Shalës.
Njësia Administrative Krahës: Në fshatin Kalivaç, në kodrat e Krahësit një (1) dhe Krahësit dy (2).
Në fshatin Toç dhe luginën e Vjosës.
Në Bashkinë Kamëz, Qinam, Çerkez, Zall-Herr, si dhe pjesa e malit që kufizohet me rrethin e Krujës
Në Bashkinë Vorë, zona Kuç.
Në Bashkinë e Kavajës, zonat e kultivuara janë, Helmës, Golem-fshat, Maskuri, Sineballaj, Rrogozhinë, Vilbashtovë dhe Lekaj.
Opozita ka akuzuar vazhdimisht Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe Kryeministrin Edi Rama si të implikuar në shtrirjen e kultivimit. Ajo ka denoncuar edhe disa drejtorë të policive në rrethe se kontrollojnë trafikun dhe përfitojnë shuma deri në 30 % nga ky aktivitet kriminal.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje