Revista
|
|
Të gjithë e njohim Greta Kocin për zërin e saj dhe për këngët që ka lançuar në treg. Kjo do të thotë se fama nuk i mungon përderisa e njohim të gjithë.
Meqë ajo ka famë kjo mund të përkthehet në të ardhura financiare për vetë këngëtaren. Kemi dëgjuar shpesh se një nga këta këngëtaret e "famshme" për një natë nëpër lokalet e natës kërkojnë deri në 2 ose 3 mijë euro sëpaku.
Po pse Greta zgjodhi të futet brenda Partisë në pushtet?
Nëse po kërkoni të hapni ndonjë biznes mos kaloni nga zyrat e regjistrimit të biznesit mëparë, por njihuni me ndonjë pushtetarë sepse kështu do të evitoni shumë burokracira por edhe shumë favore nëpër zyra. Kjo është ajo cfarë ka zgjedhur të bëjë edhe Greta.
Sapo u paraqit në krah të Berishë na polli radio-ja në tiranë në pronësi të Gretës. E pse të merrësh me KKRT-në apo AKEP për frekuenca dhe vende ku të ngulësh antenën e radios.
Në botën e spektaklit e sidomos këngëtaret nuk merren me politikë kjo sepse kënga pervecse biznes është edhe pasion. Ah Greta moj Greta po si do ja bësh kur të vinë socialistët në pushtet?
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje