Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Greqi, zbulohet një varr i lashtë, dyshohet se i përket Aleksandrit të Madh
Publikuar me 23 Gus 2013

Greqi, zbulohet një varr i lashtë, dyshohet se i përket Aleksandrit të Madh

Arkeologët në Greqi kanë gjetur një varr të lashtë, për të cilin dyshojnë dhe besojnë se i takon Aleksandrit të Madh.

Varri është zbuluar në Amfipoli Serres. Ai është 498 metra i gjatë dhe 3 metra i lartë.

Sipas zbuluesve, varri i gjetur është 10 herë më i madh se ai i Filipit, babait të Aleksandrit.

Varri është prej mermeri, në formë piramide, me simetri e harmoni të madhe dhe në krye të tij është vendosur një luan, i cili është simbol karakteristik i Mbretërisë maqedonase dhe intepretohet nga zbuluesit si një shenjë që tregon se ai i takon një varri mbretërish.

Edhe pse arkeologët nuk kanë arritur në përfundimin se varri i gjetur është ai i mbretit Aleksandër, i cili vdiq në vitin 323 p.e.s, besojnë fuqimisht në këtë version. 

Ministria greke e Kulturës u tregua shumë e kujdesshme në një deklaratë të saj, ku e vlerëson zbulimin “vecanërisht të rëndësishëm”, por thekson se “interpretimi dhe identifikimi me figura historike para përfundimit të gërmimeve, është i rrezikshëm”.

Gjetja e varrit të Aleksandrit të Madh, që mendohej se ndodhej në Egjipt, ka qenë gjithmonë një ëndërr dhe nëse dyshimi vërtetohet, atëherë zbulimi i ditëve të fundit do të ishte një nga zbulimet më të mëdha arkeologjike të të gjitha kohërave.

Edhe media ndërkombëtare ka raportuar për gjetjen e varrit të lashtë në Greqi.


1692
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI