Revista
|
|
Në qoftë se zërat e fundit janë të saktë, Google është duke planifikuar diçka të madhe në industrinë e lojërave sociale, dhe jo vetëm me FarmVille.
Burimet e njerëzve të Wall Street Journal thonë se Google është duke biseduar me disa zhvillues të mëdhenj të lojërave sociale. Jo vetëm që Google ka investuar në krijuesit e FarmVille, kompaninë Zynga - me 100 ose 200 milion dollarë, por sipas asaj që thuhet nga TechCrunch - kompania gjithashtu ka hyre në bisedime edhe me Playdom dhe Playfish, njësi biznesi këto që janë në pronësi të Disney dhe Electronic Arts.
Thashethemet nuk na tregojnë se çfarë shërbimi lojërash do të ofrohet dhe si do të duket rrjeti social i quajtur "Google Me". I pyetur nëse “Google Me” do t’i përngjajë Facebook, shefi ekzekutiv i Google, Eric Schmidt tha se "bota nuk ka nevojë për një kopje të re" duke e lënë të kuptohet se shërbimi i Google do të jetë më ndryshe, e ndoshta do të ofrojë edhe më shumë se Facebook.
Duket se Google e ka marrë shumë seriozisht investimin në lojërat që janë të integruara brenda rrjeteve sociale.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje