Revista
|
|
SHBA- Mark Gjonaj, është shqiptari i parë që fitoi zgjedhjet në garën për anëtar të Asamblesë së New York-ut.
Gjonaj ka festuar fitoren e tij i shoqëruar nga familja dhe përkrahësit e tij në distriktin 80-të në Bronx të Nju Jorkut. Ai në mesazhin e tij theksoi se është koha për të lënë pas politikën dhe për t`u fokusuar tek nevojat e qytetarëve.
“Votuesit e qarkut 80-të, të Kuvendit të Nju Jorkut bën një zgjedhje të qartë me votën që më dhanë dhe besimin ndaj meje dhe unë u jam tepër mirënjohës për mbështetjen e tyre. Unë pres që të punojmë së bashku me udhëheqësit e komuniteteve të tjera, në javët dhe muajt e ardhshëm. Unë pres që të bashkohemi në luftën e tyre për punësim, paga më të mira dhe për të një shkollë, më të mirë duke ulur mbipopullimin”, theksoi demokrati Gjonaj, i cili fitoi me 78,9 për qind të votave përballë kundërkandidatit të tij republikan.
Shqiptarët e Amerikës kanë thënë se fitorja e Gjonaj është një dhuratë dhe mesazh urimi për shqiptarët kudo që janë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar në këtë nëntor, pasi që ai është shqiptari i parë që përfaqësohet në Asamblenë Shtetërore të Nju Jorkut.
43-vjeçari Mark Gjonaj, babai i dy fëmijëve, i lindur nga prindër shqiptarë, të cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit-Mali i Zi, u rrit në një lagje italo-shqiptarësh në lagjen e njohur Belmont, ku babai i tij punoi si inspektor ndërtimi. Ai mbaroi shkollën e mesme St Raymond dhe u diplomua në Universitetin St. John's, Queens.
(m.a/ina/BalkanWeb)
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje