Revista
|
|
Jetoi si shqiptar, argetoi si "shkodran", lamtumira i jepet me flamur arab.
Ndarja nga jeta e artistit të madh e të dashur nga të gjithë shqiptarët, Gëzim Kruja, i hidheroi jo pak dashamirësit e humorit.
Për shkak të situatës nga Korona Virusi, Kruja u përcoll për në banesën e fundit në një ceremoni më se private.
Edhe pse numri i pjesëmarrësve qe i vogël për shkak të situatës, një detaj sado privat ka rënë në sy gjatë perciellies së humoristit të madh në banesën e fundit.
Ajo që u vu re gjatë përcjelljes, ishte fakti se mbi arkivolin e aktorit të ndjerë nuk qëndronte flamuri kombëtar kuqezi, por një cohë ngjyrë jeshile me shkronja arabe. Nuk dihen arsyet e mungesës së flamurit kuqezi mbi arkivolin e aktorit të mirënjohur.
Gjatë gjithë jetës së tij, Gëzim Kruja ka gëzuar respektin e të gjithë shqiptarëve pa dallim, ndaj një gjest i tillë nuk ka kaluar pa u kritikuar nga mjaft qytetar.
Askush nuk mund ta çojë në mendje të merret me atë që ka besuar në zemër dhe mendje Gëzim Kruja, por perciellja me flamur të huaj e një personazhi me përmasa mbarë kombëtare, lë një shije jo të mirë tek populli kuqezi që e deshi aq shumë.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje