Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Gazeta Serbe akuzon: Edi Rama shet drogë
Publikuar me 04 Maj 2017

Gazeta Serbe akuzon: Edi Rama shet drogë

Gazeta e madhe serbe, “Kurir” ka hapur sot faqen e saj të parë me një titull kundër kryeministrit Edi Rama.

“Narko kryeministri- Edi Rama shet drogë”, është titulli i madh i Kurir, i shoqëruar edhe me një foto të Edi Ramës.

Duke iu referuar situatës në Shqipëri “Kurir” vijon më tej duke thënë se e gjitha kjo situatë në Shqipëri ka arritur në pikën e vlimit.

“Njeriu i parë i Shqipërisë miraton kultivimin e opiumeve dhe përdorimin e mjeteve të fituara nga shtija e narkotikëve për të manipuluar zgjedhjet. Një pjesë e këtyre parave e jep për financimin e mediave, pohon opozita, e cila prej muajsh kërkon largimin e Edi Ramës. Kryeministri shpërndan drogë, dhe paratë e fituara i përdor për manipulimin e zgjedhjeve, pohon Lulzim Basha, lideri i Partisë opozitare demokratike”, shkruan tabloidi më i madh serb “Kurir”.


1155
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI