Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

"Gafa e Thaçit" Ramën e quan mik, Erdoganin vëlla
Publikuar me 13 Sht 2013

"Gafa e Thaçit" Ramën e quan mik, Erdoganin vëlla

Në konferencën e parë të shtypit si kryeministra të Shqipërisë e të Kosovës, Edi Rama dhe Hashim Thaçi folën me bindje të sigurt për marrëdhëniet dhe përparimin e tyre ndërmjet popullit të të dy vendeve. Ata preken pozitën e shqiptarëve në rajon: Në Maqedoni, Serbi e Mal të Zi.

Por gjate fjales se mbajtur nga kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, gazetareve Kosovar ua ka "vrare veshin" nje "krahasim" paksa i cuditshem i kryeministrit te tyre i cili e quajti kryeministrin Turk vella dhe ate shqiptar, mik.

Në pyetjen e gazetarit të Kohës Ditore për Thaçin se kryeministrin e Shqipërisë e quajti mik ndërsa kryeministrin turk Erdogan e quajti vëlla, ishte Edi Rama  ai qe nxori nga situata Thacin duke thënë se Thaçin e ka mik e vëlla, prandaj edhe  vëllai i Thaçit (Erdogani) është edhe vëlla i im, tha duke u qeshur Edi Rama .

Thaçi i bishtnoi përgjigjes në këtë pyetje duke folur për miqësinë e hershme ndërmjet tij e Ramës dhe duke mos quajtur atë miqësi ideologjike por miqësi bashkëpunimi për shqiptarët…
Në vazhdim Thaçi theksoi se ka besim të plotë se Qeveria Rama, do të luaj rol të veçantë në arritjen e njohjeve për shtetin e Kosovës.

“Ne gjithashtu me Ramën biseduam për marrëdhëniet që ka Kosova me vendet e rajonit. E falënderova kryeministrin e ri për mbështetjen që i ka dhënë Shqipëria dialogut për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha Thaçi.


822
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI