Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Gafa e Nishanit: Ngatërron Krishtlindjet me Pashkët !
Publikuar me 25 Dhj 2013

Gafa e Nishanit: Ngatërron Krishtlindjet me Pashkët !

Bujar Nishani ngaterron Krishlindjet me Pashket.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ështe bere autor i nje gafe "te pafalshme" per nje kryetar shteti gjate urimit te Besimtarve Kristian per festen e Lindjes se Krishtit.

Kështu, në mesazhin e përgatitur për besimtarët e krishterë, Bujar Nishani i quan Krishtlindjet festën e Ringjalljes.

Sic dihet nga te gjithe Krishlindjet jane feste e "Lindjes ose Rilindjes" ndersa Pashkët jane feste e Ringjadhjes, te ciles Ju referua presidenti mbreme ne urimin e tij.

Gafa e presidentit eshte vene re menjehere nga shtypi dhe eshte bere bere objekt diskutimesh ne rrjetet sociale. Menjehere pas kesaj, presidenca ka korigjuar gabimin.

MESAZHI
Të dashur, të nderuar dhe të respektuar, besimtarë kristianë,

Ju uroj nga zemra;

Gëzuar Krishtlindjet.

Gëzuar ditën e shenjtë të Ringjalljes.

Gëzuar këtë festë të madhërishme që ngroh zemrat, ndriçon shpirtrat, kthjellon mendjet.
Krishtlindjet, duke qenë festë e Ringjalljes, janë vetvetiu edhe festë e shumëçkaje tjetër që Ringjallja nënkupton dhe përcjell; festë e urtësisë, mirësisë, mirëkuptimit, afrimit, pajtimit, paqes, gjallërisë, zbukurimit dhe begatimit të jetës.

Festa e Krishtlindjeve këto i arrin përmes evokimit të virtyteve më të larta njerëzore; dashurisë, mëshirës, respektit, mirësjelljes, qytetarisë.
Kjo festë e shenjtë, na jep rastin të dëshmojmë se detyrimet e pashmangshme njerëzore nuk i harrojmë por i kujtojmë. E jo vetëm i kujtojmë, por edhe i zbatojmë.

Të tilla detyrime, që përmes kësaj feste kujtojmë dhe ripërtërijmë, janë mes tjerash; Ndjeshmëria ndaj njerëzve fatkeqë dhe në nevojë; obligimet ndaj të moshuarve, përkujdesjet ndaj të sëmurëve, të braktisurve; mëshira për të vobektit dhe gatishmëria për t’i ndihmuar ata dhe të tjerët të ndjehen njerëz si gjithë njerëzit, etj.

Për të gjitha këto, na duhet shumë punë, që patjetër duhet t’i kryejmë, dhe shumë sakrifica, që patjetër duhet t’i vuajmë. Se vetëm ashtu do dëshmojmë para vetes dhe Krijuesit, se jemi njerëz dhe mëshirën e Tij e meritojmë.

Urimet më të sinqerta për një krishtlindje të kthjellët, të begatë, dhe shpresëdhënëse për të gjithë.


1192
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI