Revista
|
|
Keni menduar se femrat frikësohen nga merimangat dhe gjarpri, por e keni gabim. Ato më së shumti frikësohen (së paku kur bëhet fjalë për bukurinë dhe atraktivitetin) nga madhësia e prapanicës së tyre.Preokupimi më i shpeshtë i femrave janë kilogramët e tepërt, ndërsa pyetja më e shpeshtë, për të cilën dëshirojnë përgjigje negative, është: “A më është rritur prapanica?”. Në të vërtetë, kjo është frika më e madhe e femrave, sepse është pjesë e anatomisë së tyre, të cilën nuk mund ta shohin dhe ta vlerësojnë, ndaj e kanë vështirë ta fshehin, siç bëjnë me gjinjtë dhe barkun. Kompania “Wizard Jeans” ka realizuar një hulumtim, ku janë përfshirë 1 800 femra, ndërsa shumica e tyre kanë deklaruar se më së shumti shqetësohen për prapanicën dhe mbajtjen e linjës trupore. “Mjafton që ta shikoni një femër derisa i vesh pantallonat. Do të kthehet djathtas dhe majtas, duke tentuar të sigurojë dukje të plotë në pasqyrë, ndërsa pyetja e pashmangshme, për të qenë e sigurt nëse i rrinë mirë pantallonat, ka të bëjë me atë nëse e ka prapanicën të madhe”, thotë ekspertja e modës, Sally Allen. /Telegrafi/
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje