Revista
|
|
Vajzat e mira shkojnë në parajsë, ndërsa “bad girls” tek Mumja, për një natë ku shijohej striptizë pa asnjë limit dhe tabu. Fjala ishte për mbrëmjen e 8 Marsit të enjten në mbrëmje, ku ftesa ishte për të gjitha vajzat që nuk kanë komplekse, që jo vetëm të argëtoheshin në një natë striptizë, por dhe të bëheshin vetë protagoniste të asaj nate, duke lënë mënjanë komplekset. Festa e organizuar me rastin 8 Marsit, Ditën ndërkombëtare të femrave, filloi në orën 22:00, duke i hapur dyert vetëm për femrat, para të cilave performuan tre striptistë të ardhur nga Londra, një balerinë femër dhe dy djem, njëri prej tyre me ngjyrë. Deri në orën 12:00, ata kanë performuar duke kaluar çdo limit, ndërsa kanë marrë në pistë femrat dhe kanë bërë lojëra seksuale me to. Balerina është shfaqur në topless, ndërsa dy djemtë janë shfaqur lakuriq, ndërsa janë fotografuar dhe filmuar me aparatë celularë nga femrat e pranishme.
Nga ajo që po ndodhte, shumë kanë njoftuar shoqërinë, aq sa në orën 12:00 me hapjen e dyerve për meshkujt, dyndja në club u bë e papërballueshme. Ajo që bënte përshtypje, ishte fakti se femrat ishin shumë të gatshme të përfshiheshin në lojërat seksuale me striptistët, duke u ndier në qiellin e shtatë. Mes të pranishme që kishin ardhur për të parë këtë perfomancë, ishin dhe shumë personazhe të njohura të ekranit dhe ish-lojtare të “Big Brother”. Tashmë 8 Marsi ka shënuar një pullë të madhe të kuqe në kalendarin ndër vite të Mumjes, si për qëllimin që kjo datë mbart në vetvete, edhe për nivelin e lartë të spektaklit të ofruar. Një herë në vit, çdo 8 Mars, ky club organizon këtë event të nxehtë për të gjitha femrat që duan të ndihen të lira.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje