Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Foto e rrallë/ Motrat e Mbretit Zog në Shkodër, fushatë për emancipimin e grave
Publikuar me 27 Jan 2017

Foto e rrallë/ Motrat e Mbretit Zog në Shkodër, fushatë për emancipimin e grave

Gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Konomi, ka publikuar në “Facebook” një foto të të rrallë të tri motrave të Mbretit Zog, që shkojnë në Shkodër pak ditë pasi u shpall ligji për heqjen e ferexhesë.

Ato paraqiten të veshura me stil perëndimor në qytetin veriperëndimor. Ja çfarë shkruan gazetari për foton e rrallë.

STATUSI

Në fillim të vitit 1937, tri motrat e Mbretit Zog, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide bënë një vizitë të papritur në Shkodër, në prag të shpalljes së ligjit për heqjen e ferexheve.

Ligji i Zogut, që u miratua në parlament në mars 1937, dënonte çdo grua që mbulonte fytyrën. Dënoheshin edhe ata që i inkurajonin gratë të mbuloheshin. Gjobat shkonin deri në 500 franga ari.

Që prej dhjetë vjetësh, qeveria u kishte kërkuar grave të hiqnin ferexhetë, por pa sukses, prandaj vendosi të veprojë me ligj.

Tri princeshat, të veshura me funde të ngushta, me peliçe dhe me kapele, shoqëroheshin nga një eskortë ushtarake dhe ndiqeshin në çdo hap nga fotografët. Vizita, që zgjati një javë, paralizoi pothuajse çdo aktivitet në Shkodër.

Motrat shkuan në mënyrë demonstrative dhe të bujshme nëpër shkolla, spitale e tregje, vizituan kisha e xhami dhe morën pjesë në dreka e darka.

Në takimet e shpeshta që patën me gratë, princeshat u përpoqën t’i bindin se zbatimi i ligjit të ri nuk do t’ua dëmtonte prestigjin femëror.

Kjo është një foto tipike e fiksuar në njërën prej atyre ditëve dhe e publikuar në gazetën e ilustruar britanike “The Spear”. Gazeta e boton fotografinë nën titullin “Një shembull për popullin”.

“Gratë me ferexhe, – shkruan autori i fotografisë, – ecnin me shpejtësi nëpër rrugët e Tiranës dhe Shkodrës. Gra të mbuluara shihje madje edhe në trotuaret e Durrësit.

Megjithatë, në fshat gratë shqiptare e tregonin fytyrën me krenari.

Asnjë grua fshatare në Shqipëri, myslimane, katolike apo ortodokse, nuk kishte mbajtur ndonjëherë ferexhe.


1176
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI