Revista
|
|
Pas zgjedhjeve, kanë nisur spekulime të shumta në lidhje me qeverisjen e ardhshme.
Dr. Thomas Schrapel, në një analizë të publikuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, thotë se këto zgjedhje mund të jenë një fitore si e Pirros për Edi Ramën.
Sipas tij, fitues i këtyre zgjedhjeve ka dalë një kameleon politik, i quajtur Ilir Meta.“Pyetja që shtrohet është nëse ish- kryeministri është i kënaqur me rolin e ‘kingmaker’. Nuk është sekret që ai e mban veten për fitues të zgjedhjeve, madje ai nuk është mik i Edi Ramës.
Që tani kanë nisur spekulimet e para se Meta, duke shfrytëzuar dorëheqjen e Sali Berishës dhe një vakum pushteti brenda PD-së, mund të rikthehet aty si kryeministër i ri”.
Sipas autorit të analizës, edhe Rama mund të shfrytëzojë këtë situatë brenda të djathtës dhe vetë brenda PD për të siguruar numrat e nevojshëm që të qeverisë pa pasur nevojën e LSI, që mund t’i kthehet atij në një minorancë bllokuese.
Ndërsa shtron për diskutim çështjen e sistemit zgjedhor, autori i bën thirrje Partisë Demokratike që të mos merret më me numra, por të nisë dhe të bëjë politikë.
Sipas tij, do jetë e pakuptueshme që në listat e PD-së të ketë sërish emra socialistësh apo drejtues të partive të tjera aleate, të cilat më vonë, siç po ndodh me PDIU-në, deklarojnë se mund të shkojnë në aleancë me Edi Ramën.
“Se si do të shkojë qeverisja, këtë e di PD-ja. Pasuesit e Sali Berishës duhet të mësojnë që të bëjnë një oponencë cilësore”.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje