Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

"Fiks Fare" puneson minorene
Publikuar me 18 Sht 2008

"Fiks Fare" puneson minorene

Un do ta quaja si nje skandal te vertet ku emisioni hetues (investigativ) "Fiks Fare" puneson dy vajza si "velina" qe jane minorene pra, qe jane nen moshen 18 vjec. Duke lexuar biografine e ketyre dy adoleshenteve mesojme se ato tani ne vitin 2008 jane ne vitin e dyte ne emisionin "Fiks Fare". Analizojme, tani ato jane ne vitin e katert te shkolles se mesme qe do te thote se vitin qe shkoi ishin ne vitin e 3-te. Zakonisht studentet e shkollave te mesme qe jane ne vitin e 3-te jane ndermjet 16 - 17 vjec. Si eshte e mundur qe te punesohet si showgirl nje vajze 16 vjec? Te gjithe e dime se cili eshte qellimi figurativ i ketyre vajzave ne emisionin "Fiks Fare", ku shfaqja perkon per ti dhene ngjyra me seksi dhe terheqjes se publikut per ti pare ato duke kercyer ne kostume seksi. Pra, per ti dhene ngjyra terheqese femerore ketij emisioni perdoren vajza minorene.
Un do ta quaja nje perversitet pedofilik punesimin e ketyre dy vajzave.

"Fiks Fare" eshte nje imitim i emisionit "Striscia la notizia" ne itali qe transmetohet nga "Canale 5" dhe kjo dihet. Keto dite ne itali ky emision eshte ne seleksionimin e "velinave" te reja per sezonin e ri te ketij emisioni. Nje nga rregullat per te marre pjese ne seleksionimin e "velinave italiane" eshte kushti qe ato te jene mbi 18 vjec dhe kjo tregon seriozitetin e ketij emisioni. Por fakti eshte se, ne shqiperi jemi mesuar te shohim adoleshente te perdorur si femra seksi te mbi-ngarkuara me make-up. Ky eshte nje shfrytezim i zhvillimit trupor te vajzave qe kane ne periudhen e adoleshences por asesi te behen pre e batutave pikante te drejtuevse te "Fiks Fare". Ne forumin e top-channel.tv hapa nje teme me titull "Fiks fare puneson minorene" dhe nje nga pergjigjet ishte "Po jane me te mira kur jane te njoma" kjo ishte pergjigja me injornate qe kisha degjuar ndonjehere.


4627
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI