Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Fier, kapet “Nikita”, grabiste me pistoletë lodër
Publikuar me 13 Jan 2013

Fier, kapet “Nikita”, grabiste me pistoletë lodër

Enkeleda Merka maskohej me kapuç dhe përdorte doreza për duart, më pas largohej me BMW-në e saj

Si rrallëherë, një 27-vjeçare nga qyteti i Fierit ka rikthyer në vëmendjen e disa qytetareve skenarin e filmit “Nikita”, duke i terrorizuar e duke i grabitur ato.

Edhe pse me trup të vogël, 27-vjeçarja Enkeleda Merka duket se e ka “merituar” emërtimin “Nikita”, pasi e pajisur me kapuç e doreza të zeza dhe me një pistoletë lodër, e cila ngjante si e vërtetë, ka grabitur disa gra në qytetin e Fierit, raporton “Shqip”.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Fierit, 27-vjeçarja Merka dyshohet se ka kryer të paktën tri grabitje nën ushtrimin e dhunës psikologjike, duke përdorur një pistoletë lodër. Deri tani policia ka dokumentar një prej këtyre grabitjeve, që  kanë pasur si objekt femra të ndryshme.

7-vjeçarja Enkeleda Merka kishte jetuar pjesën më të madhe të jetës së saj në Itali. Ajo ishte kthyer në vendlindje kohët e fundit dhe duket se kishte zgjedhur grabitjet si mënyrën e saj për të siguruar jetesën.

E veshur me komplet sportiv dhe me atlete, ajo duket në pamje të parë si një çupëlinë, pasi nuk i kalon 1 metër e 60 centimetra dhe ka një fizik atleteje.


987
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI