Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Fëmijë me porosi. Një klinikë, që 'prodhon' beben sipas dëshirës
Publikuar me 05 Mar 2009

Fëmijë me porosi. Një klinikë, që 'prodhon' beben sipas dëshirës

Bebe me porosi, që nga ngjyra e syve e deri te flokët. Madje edhe seksi, sipas dëshirës së prindërve. Kjo është oferta e një klinike amerikane "Fertility Institutes" në Los Angeles, që i lejon prindërve të porositin fëmijën ashtu si e duan ata.
Fëmija e parë, pjesë e këtij eksperimenti pritet të lindë vitin që vjen. Por, ende pa marrë formë kjo sipërmarrje, kanë nisur polemika të shumta në drejtim të klinikës drejtuar nga Jeff Steinberg, pionier i fekondimit, që në vitet '70.
Teknika që përdoret është diagnoza gjenetike parangjizjes: çdo embrion testohet, që në fazën që është ende 'primitv', para se të vendoset në mitër. Në këtë mënyrë mund të bëhet seleksionimi i embrionit të shëndoshë. Por, përpos kësaj mundësie, për një fëmijë të shëndetshëm, ofrohet shansi për të pasur një bebe të skicuar sipas dëshirës. Prindërit mund të zgjedhin ngjyrat që duan dhe seksin e pasardhësit.
Sipas ekspertit, që ka folur edhe për Bbc news online, çiftet mund t'i drejtohen klinikës, jo vetëm për arsye mjekësore, por edhe estetike. Për momentin, ndërhyrjet bëhen vetëm në rast se testet gjenetike tregojnë anomali në kromozome. Klinika, pranon në faqen e saj zyrtare se ndodh edhe që në fund të mos mbërrijë ngjyra e dëshiruar. "Nuk është një rrugë e rrezikshme, por një anë ende e parrahur, e lënë për një kohë të gjatë e harrura dhe e injoruar nga shkenca. Është momenti të lëvizjet"- ka thënë Steinberg. Polemikat tashmë janë të shumta, edhe përtej Oqeanit. Ekspertë të shumtë vënë në pikëpyetje të madhe, nëse moralisht është e drejtë të përdoresh shkencën deri në limite të tilla??


2270
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI