Revista
|
|
"Kafeja është e zezë si djalli , e ngrohtë si ferri , e pastër si engjëlli dhe e ëmbël si dashuria. "
VROJTIMI I FATIT PERMES FILXHANITTE KAFESË
Për të qenë vrojtues i mirë dhe për të pasur sukses sa më të madh në vrojtimin dhe kallëzimin e fatit përmes filxhanit të kafesë , në rend të parë duhet të mësohet metoda e zbatimit të saj në praktikë dhe njohja e interpretimit të domethënies së spektrit të figurave të caktuara. Zakonisht vrojtimi fatit bëhet për një person tjetër dhe ai quhet “I VROJTUARI” (shumica këtë person e quajnë edhe si KLIENT, por unë jam i mendimit që më origjinale është fjala jonë shqipe “ I VROJTUARI”), kurse personi që e bën këtë vrojtim është “VROJTUESI” Fati përmes filxhanit të kafesë, veç personave tjerë, mund t’i vrojtohet edhe vetvetes dhe quhet vrojtim personal i fatit. Me vrojtimin personal të fatit, mund të kërkojmë shumë përgjigje nga jeta jonë e përditshme, ku kemi hamendje për marrjen e ndonjë vendimi konkret, me kusht që të jemi në gjendje t’i largohemi subjektivizmit dhe ngadhënjimit të emocioneve dhe ndjenjave të gabuara si paragjykime për veten.
Sepse, vetë dëshira që të vrojtohet një dukuri e ardhshme është një pasiguri nga e ardhmja, gjë që do të nënkuptonte jostabilitet psikik emocional. Në këtë rast, frikët e ndryshme personale, nga njëra anë, dhe dëshira e madhe që të shohim vetëm mirë, nga ana tjetër, shpesh mund të jenë sinjale më dominante të vetëdijes racionale nga ato reale të intuitës irracionale. quhet “I VROJTUARI” (shumica këtë person e quajnë edhe si KLIENT, por unë jam i mendimit që më origjinale është fjala jonë shqipe “ I VROJTUARI”), kurse personi që e bën këtë vrojtim është “VROJTUESI” Fati përmes filxhanit të kafesë, veç personave tjerë, mund t’i vrojtohet edhe vetvetes dhe quhet vrojtim personal i fatit. Me vrojtimin personal të fatit, mund të kërkojmë shumë përgjigje nga jeta jonë e përditshme, ku kemi hamendje për marrjen e ndonjë vendimi konkret, me kusht që të jemi në gjendje t’i largohemi subjektivizmit dhe ngadhënjimit të emocioneve dhe ndjenjave të gabuara si paragjykime për veten. Sepse, vetë dëshira që të vrojtohet një dukuri e ardhshme është një pasiguri nga e ardhmja, gjë që do të nënkuptonte jostabilitet psikik emocional. Në këtë rast, frikët e ndryshme personale, nga njëra anë, dhe dëshira e madhe që të shohim vetëm mirë, nga ana tjetër, shpesh mund të jenë sinjale më dominante të vetëdijes racionale nga ato reale të intuitës irracionale.
METODA E VROJTIMIT TË FATIT PËRMES FILXHANIT TË KAFESË
Tek metoda e vrojtimit të fatit përmes filxhanit të kafesë, si parakushte themelore janë: Kafeja duhet të pihet ekskluzivisht në filxhan adekuat të porcelanit dhe mundësisht të jetë pa dorëz (nuk është pa tjetër); Vrojtimi i fatit nuk bëhet në asnjë mënyrë përmes filxhanëve të plastikës ose të ndonjë materiali tjetër, ndonëse edhe ato kanë cipë të bardhë vizëlluese; Kafeja duhet të jetë diç më e fortë se e zakonshme dhe e vluar freskët; Gjithnjë pihet e ngrohtë dhe ngadalë, gjersa shtresa e kafesë nuk fillon të akumulohet në fund; Pasi vëreni se në filxhan ka mbetur pak shtresë kafeje, ajo sillet rrotull nga e majta , ashtu që mbeturina e mbetjes ta kaplojë tërë sipërfaqen e filxhanit. Ky ritual duhet të bëhet tri apo shtatë herë, sipas dëshirës; Pasi ta keni bërë këtë veprim, filxhani kthehet ngadalë dhe mbyllet në pjatën e vet, duke e mbajtur në atë pozitë gjersa të supozohet se shtresa e mbeturinës së kafesë është tretur në tërësi; Nëse filxhani ngritët më herët ,patjetër vihet në një letër ose fashë të pastër që t’i thithet lagështia; Në fillim filxhani vrojtohet me kujdes dhe vëmendje me qëllim të analizimit të të gjitha figurave që gjenden në te ; Figurat që janë në maje, gjithmonë tregojnë ngjarjet që do të realizohen shumë shpejt; Figurat që janë afër fundit ose diku kah mesi ,tregojnë ngjarjet që kanë ndodhur në të kaluarën, ose janë në rjedhë e sipër; Ndërsa figurat në fund të filxhanit, kanë të bëjnë me ndodhitë dhe ngjarjet rreth familjes, punës dhe çështjeve tjera të natyrës financiare; Pasi të kryhet tërë kallëzimi i fatit nga filxhani , i vrojtuari gjithmonë, duke vënë gishtin tregues në mes, paralelisht mendon për një dëshirë në jetë.
Dëshirat interpretohen shkurt dhe kombinohen me 1, 2 apo disa figura që paraqiten pas trusjes së gishtit. I vrojtuari bën zakonisht një ose tri dëshira. Assesi nuk bën as më pak e as më tepër; Kohët ideale të vrojtimit në filxhan janë ditët e hënës së plotë , kurse kallëzimi bëhet vetëm nga momenti i lindjes dhe perëndimit të diellit; Dita e vetme e cila nuk propozohet për vrojtimin e fatit nga filxhani i kafes është dita e diel e javës.
INTERPRETIMI I SIMBOLEVE
Para se të kalojmë në përshkrimin teorik të domethënies së figurave, në pika të shkurtra do të paraqesim metodikën e mësimit dhe të mbajturit mend të tyre. Nuk e kemi titulluar rastësisht “domethënie teorike”, sepse këtu kemi të bëjmë plotësisht me përshkrimin teorik të kuptimit të tyre. Domethënia praktike , siç do ta shohim në vijim, krejtësisht formulohet ndryshe dhe varet prej rrethanave konkrete gjatë vrojtimit të fatit. Aspak nuk është e preferuar që këtë përshkrim teorik të domethënies së figurave ta mësoni përmendësh, pikë për pikë, ashtu siç është e përshkruar, sepse do të jetë një punë e mundimshme dhe kërkon një kohë të gjatë. Pastaj, gjatë vrojtimit praktik të fatit, detajet do të harrohen dhe do të vëreni se ju mungon diçka, e kjo është “gjuha e autorit” dhe stili i tij i përshkrimit .Duhet ditur se çdo individ ka stilin e vet të renditjes së fjalëve të një përshkrimi apo mendimi.
Andaj, edhe ju duhet të krijoni dhe mbështetni stilin tuaj origjinal. Kur jemi tek gjuha dhe stili origjinal i komentimit të letrave, duhet theksuar edhe një dukuri të rëndësishme: gjatë kallëzimit të fatit mos përdorni fjalë dhe fjali që për të vrojtuarin do të jenë të pakuptueshme. Kallëzimin bëjeni gjithnjë varësisht nga niveli intelektual i tij (saj). Mësimi i domethënies së figurave bëhet veç e veç . Shikoni figurën e sendit që duhet mësuar domethënia dhe koncentrohuni në te. Ne në ilustrimet tona kemi paraqitur figurat që i supozuam se mund të duken ashtu, por ju parafytyrojeni vetë sendin e emërtuar si figurë. Duhet patjetër të keni në dijeni se figurat e propozuara të gjërave me interpretim janë vetëm parafytyrime të mundshme, por ngjashmërinë e tyre gjithnjë do ta vëreni në filxhan si asociacion të saj. Kjo është gjë tejet e rëndësishme që duhet mbajtur mend patjetër gjatë mësimit të interpretimit të figurave nga filxhani i kafesë.
Ashtu sikurse keni vërejtur, figurat e sendeve me domethënien teorike të komentimit të tyre janë të paraqitura sipas rendit alfabetik, prandaj, eksperienca e shumë të tjerëve ka treguar se mbajtja mend më e lehtë e tyre është sipas këtij rendit. Nëse ju mendoni dhe ndoshta keni edhe ndonjë mënyrë më origjinale, atëherë veproni ashtu. Kryesorja është që ju ta mësoni komentimin teorikë të tyre. Kur jeni të sigurt se e keni mbajtur mend një figurë me parafytyrimin e qartë të saj, gjithmonë kombinoni edhe domethënien teorike të figurës. Mos i mësoni menjëherë të gjitha figurat e parashtruara për një ditë apo një javë, sepse çdo gjë shpejt e mësuar, harrohet edhe shpejt. Nga eksperienca e shumë vrojtuesve të fatit përmes filxhanit të kafesë kam mësuar se më së miri është që të mbani në mend 1-2 figura në ditë. Ushtroni pandërprerë dhe ato do të përvetësohen spontanisht.
Njëjtë, sikurse këngën që e dëgjoni me vëmendje dhe pa tentuar që me çdo kusht t’i mbani mend fjalët, pas disa ditësh filloni ta këndoni. Simbolet dhe interpretimi i tyre është një visar i vogël i figuracioneve që janë të mundura. Nëse gjatë vrojtimit në filxhan vëreni një figure, për të cilin nuk keni interpretimin e shkruar , atëherë duhet ta bëni atë sipas parimit global të logjikës nga figurat tjera të njohura . Natyrisht, që figurat gjatë praktikimit të vrojtimit të fatit në filxhan, mos pritni të jenë identike me ato që ne do t’i japim si ilustrim, mjafton që juve, si vrojtues i ardhshëm të fatit t’ju përkujtojnë në to. Fantazia dhe kreativiteti duhet ta kryejnë më teje punën e vet. Mund te gjeni ketu artikullin e plote me shpjegimet e menyrave te leximit te kafese dhe te shpjegimeve te simboleve dhe figurave:
Fati Permes Filxhanit
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje
Drilon Berisha |
:S Premte, 19 Korrik 2013 12:27 |
poli |
Premte, 21 Qershor 2013 08:57 |
shqipe |
qfar dote me thoni Diele, 09 Qershor 2013 11:58 |