Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Fakt: Femrat trashen pasi martohen
Publikuar me 26 Jan 2010

Fakt: Femrat trashen pasi martohen

Hulumtimet e reja kanë vërtetuar se pas martesës, femrat në të vërtetë 'lëshojën veten' dhe shtojnë në peshë.


Studimi i zhvilluar në Australi ka treguar se femrat e martuara peshojnë mesatarisht katër kilogramë më shumë, sesa moshataret e tyre të pamartuara, ndërsa peshë edhe më e madhe është vërejtur te femrat të cilat lindin fëmijë.

Ekspertët kanë përcjellë 6.000 femra të moshave ndërmjet 18 dhe 23 vjeç, për një periudhë dhjetëvjeçare.

Secila femër që ka marrë pjesë në studim, kohë pas kohe ka përshkruar peshën e saj, gjatësinë, moshën, aktivitetet fizike dhe për konsumimin e alkoolit dhe të ushqimit.

Është zbuluar se më së shumti trashen femrat të cilat martohen dhe ato që lindin fëmijë. Ato femra të cilat nuk ishin martuar kishin mbajtur thuajse gjithmonë peshën e njëjtë trupore.


958
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI