Revista
|
|
Disa analiza te kryera ne nje kreher qe i perkiste gruas se diktatorit më famekeq ne bote, Hitleri, kane dale ne perfundim se ADN-ja i perket hebrenjve ashkenazite.
Rezultatet e ketij zbulimi do te jene pjese e nje programi ne Britani te kanalit Channel 4.
Kerkuesit kane gjetur disa floke ne nje kreher qe i perkiste zonjes Braun dhe ADN-ja e gjetur eshte pothuajse e njejte me hebrenjte ashkanazite qe perbejne 80% te popullsise hebre.
Zonja Braun mund te kete qene hebre duke mos e ditur as ajo vete. Shume Ashkanazite ne gjermani jane konvertuar ne katolike gjate shekullit te 19-te, duke humbur keshtu lidhjet me origjinen e tyre.
Per te konfirmuar saktesine e ketyre rezultateve - thone kerkuesit - nevojitet te krahasohet AND-ja e flokeve te gjetur me pasardhesit e Eva Braun qe jane akoma gjalle. Por duhet evidentuar se nuk ekziston siguria matematikore se floket i perkisnin realisht asaj ose dikuj tjeter qe ka poseduar kreherin pas vdekjes se saj.
Pasardhesit e gruas se Fyhrerit kane refuzuar ti nenshtrohen testit te AND-se.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje