Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Eskluzive! Rilindja mes djalit të hallës, të tezes dhe ish dashnores
Publikuar me 06 Tet 2013

Eskluzive! Rilindja mes djalit të hallës, të tezes dhe ish dashnores

Ju kujtohet pak kohe mepare kur Edi Rama thoshte se ne administrate do te futen vetem me ane te konkursit? E pra, sot mund te themi se nuk e kishte seriozisht, normalisht duke pare emerimet neper poste te rendesishme me ane te lidhjeve farefisnore.
Dikush ka emeruar djalin e halles, dikush djalin e tezes e nuk mungojne as ata qe kane emeruar madje dhe ish dashnoret. Rrofte rilindja dhe mjer populli!

1. Zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë është emëruar Dorjan Duçka, i cili është djali i hallës së Ilir Metës, kryetar i LSI dhe Parlamentit.
Në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë, Kryeministri Rama ka bërë emërimin e zëvendësministrave të 14 ministrive, por ajho që bie në sy është fakti se të gjithë të emëruarit kanë lidhje familjare dhe farefsinore me Ramën, Metën dhe gratë e tyre.

2. Rama ka shpërblyer pronarin e firmës që ndërtoi pallatin e bashkëshortes së tij, Linda Rama, duke e katapultuar si Komandat të Gardës së Republikës.
Ky emërim ishte ndër emërimet e para që mori Rama, dhe urdhëri i tij është dhënë vetëm dy ditë, pasi mori votën në Kuvend. Artan Sako është ndërtuesi i pallatit 5 katësh të Linda Ramës. Ai është pronari i firmës “2T” dhe rezulton të ketë paguar të gjitha shpenzimet për ndërtimin e këtij pallati, ku sot jetojnë familjarët e Linda Ramës.

3. Djali i humoristit të Top Channel, Filip Çakuli u emërua mbrëmë nga Rama në postin e zv.Drejtorit të Lojrave të Fatit.
Nuk bëhet fjalë për kritere, por për një qokë të Kryeministrit të ri ndaj të “pavarurit” Çakuli, i cili i ka shërbyer përgjatë gjithë këtyre viteve. Ky post konsiderohet si një post luksi ku lëvrëijnë miliona euro si rrjedhojë e korrupsionit. Me këtë rast Filipi ka bërë bingo.

4. Drejtoresha e re e Tatimeve.
Ajo quhet Brisida Shehaj dhe nuk e njeh askush në PS. Të gjithë pyesin se nga vjen dhe si u zgjodh për këtë post të rëndësishëm. Mirëpo askush nuk jep përgjigje të saktë. I pyetur për këtë zgjedhje në intervistën e dhënë në Twitter, Rama u shpreh se "rezultatet do të flasin".
Gojët e liga thonë se paska qenë ish- e dashura e Saimir Tahirit. Pra, i ka ngjitur shkallët e karrirerës me djersën e "ballit"...

5. Gruaja e njërit prej titullarëve kryesorë të LSI, Ylli Manjanit është emëruar Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Integrimit. Zj Etleva Ciço është akuzuar publikisht nga një prej punonjësve të Raifaizen Bank, si e përfshirë në një sërë abuzimesh gjatë kohës që puonte në këtë bankë. Zj Etleva Ciço drejtoreshë e administratës e cila është kreu i një prej rrjeteve më të rrezikshme dhe të fuqishme të krijuar në RBAL( rrjeti Cico - Zeneli – Ciceri) . Kjo zonjë ka meritën të jetë futur në punë thjesht për faktin se është gruaja e një prej këshilltarëve të ish - kryeministrit Nano, Z.Ylli Manjani i cili tani është jurist.

6. Zv.ministër i Integrimit Europian është emëruar Majlind Lazimi, i cili është djali i tezes së Monika Kryemadhit. Monika është bashkëshortja e Metës dhe njihet si dorë e fortë në merëmiet qeveritare. Emërimet nepotike kanë si qëllim zhvatjen e parave në dikasteret shtetërore për të mbushur xhepat e qeveritarëve.


5331
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI