Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Eskluzive. Kriza financiare në Itali: "Qeveria po bën që njerëzit të vetëvriten"
Publikuar me 03 Maj 2012

Eskluzive. Kriza financiare në Itali: "Qeveria po bën që njerëzit të vetëvriten"

Per shume njerez e qeveri kriza financiare po kalon e per shume te tjere kriza sapo ka filluar. Ne itali aty ku eshte perqendruar pjesa me e madhe e emigranteve shqiptare aktualisht, po kalon nje kohe te veshtire nga kend-veshtrimi ekonomik. Per vec problemeve qe ka sjellur kriza financiare globale, ato me problematike jane krizat lokale apo me keq, ato individuale.

Qeveria Italiane me ne krye nje kabinet teknikesh nga te gjitha fushat po mundohet te rekuperoje nje pjese te mire te borxhit publik qe sot shenon 2.000 milione euro qe gjate ketyre viteve eshte akumuluar nga keq-qeverisja dhe shperdorimi i fondeve publike nga qeverite lokale si komunat dhe bashkite. Paradoksalisht, ne itali ndodhen rrogat me te ulta ne evrope ku rroga mesatare eshte rreth 15 mije euro neto qe renditet nder vendet e fundit pas spanjes dhe cuditerisht pas greqise. Ne vend te pare gjejme Luksenburgun ku nje puntore i zakonte merr deri ne 28 mije euro ne vit.
Paradoksi me italine vazhdon me rrogat e qeveritareve qe jane me te lartat ne evrope bile me te larta se ato te gjermanise qe sot eshte lokomotiva evropiane.

Qeveria italiane ka marre nje ser masash shtrenguese per te rekuperuar kete borxh. TVSH-ja eshte rritur me 1 perqind nga 20 qe ishte tani eshte 21, ka rikthyer taksat mbi shtepine dhe rreth 20 te tjera masa te cilat po te mblishen bashke cdo qytetare qe jeton ne itali duhet te paguaje rreth 2800 euro taksa ne vit. Te gjitha keto pa shtuar veshtiresite qe hasen me rritjen e karburanteve, ushqimeve dhe te tjera produkte qe lidhen me transportin. Shume ndermarrje po falimentojne per shkak te borxheve te medha apo pamundesise per te perballuar taksat. Italianet akohen se vend qe qeveria te ule taksat dhe te na jape nje dore per te perballuar krizen financiare ajo po na fundos. Vetem sot (3 maj 2012) ne 24 oret e fundit jane shenuar 5 vetevrasje per shkaqe financiare. Mes tyre ka pensioniste, ndermarres qe kane falimetuar, kryefamiljare qe kane humbur punen etj. qe kane zgjedhur ti japin fund jetes se tyre duke kaluar ne depresion dhe stres.
E ne keto kushte shume italiane thone:"Kjo qeveri nuk po na merr frymen, ajo po na ben qe te vetevritemi". Ashtu si ne shqiperi e kosove ku askush nuk proteston kur shtypen interesat e qytetareve, po keshtu ne itali aty ku gjysma e vendit (jugu) jeton me asistence nuk paguan asnje takse pse duhet te protestojne valle.

Agron Nikaj


1939
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI